Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd
Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 29
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
9 – Lloji i nëntë i emrave të urryer është një emër i përbërë si Muhammed Ahmed dhe Muhammed Said. Në këtë rast emërtohen me emrin Ahmed, kurse me Muhammed është për qëllim bekimi. Emra të tillë gjithashtu shkaktojnë ngatërrim prandaj ata nuk ishin të njohur në kohën e Selefëve. Ata u shfaqën tek brezat e vonshëm.
Të njëjtin gjykim e kanë emrat që i bashkangjiten emrit “Allah”, si Hasebullah, Rahmetullah dhe Xhebretullah. Përjashtimi i vetëm është emri “‘Abdullah” që është emri më i dashur i Allahut.
E njëjta gjë vlen edhe për emrat që i bashkangjiten emrit të të dërguarit si Haseb-ur-Rasul dhe Ghulam-ur-Rasul.
10 – Disa dijetarë e konsiderojnë të urryer emërtimin me emra të melaikeve si Xhibrail, Mikail dhe Israfil. Sa për gratë, duket e ndaluar për t’i emërtuar me emrat e engjëjve, sepse kjo është një ngjasim me paganët të cilët besonin se engjëjt janë bijat e Allahut – i pastër është Allahu nga ajo që ata thanë! Emrat që na kujtojnë këtë janë emrat Melak dhe Melekeh.
11 – Disa dijetarë e konsiderojnë të urryer të emërtuarit sipas sureve të Kuranit si Ta Ha, Ja Sin, Ha Mim dhe kështu me radhë. Ajo që mendojnë xhemati i thjeshtë, se profeti ﷺ quhej Ta Ha dhe Ja Sin është e pasaktë.