Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

33.Dhënia mes’h thembrave

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 33: Cili është gjykimi për t’u dhënë mes’h pjesës nën këmbë?

Përgjigje: Kjo nuk është sunnet. Është transmetuar në librat Sunen se Ali ibn Ebi Talibi -radijAllahu anhu- ka thënë:

“Në qoftë se feja do të ishte sipas mendimeve të njerëzve, atëherë pjesa nën këmbë do të kishte më shumë të drejtë që t’i jepej mes’h se sa e sipërmja e këmbës. E pashë profetin ﷺ duke u dhënë mes’h anës së sipërme të mesteve.

Kjo dëshmon se është ligjësuar vetëm për t’u dhënë mes’h përsipër.

Shpërndaje: