Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

33.Emrat e ndaluar dhe të urryer duhet të ndryshohen

Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd

Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 29-30

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Rrugëdalja nga emrat e ndaluar dhe të urryer është që, ata thjesht ndryshohen me emra të pëlqyer apo të lejuar sipas fesë. Ndryshimi duhet të bëhet me urdhër të kujdestarit legjitim. Ai duhet të urdhërojë të emërtuarin e moshës së vogël dhe atë që ka arritur moshën madhore që ta ndërroj emrin.

Profeti ka ndryshuar emrat e disa personave; ai ndryshoi emrat paganë në emra Islam dhe emrat jobesimtarësh në emra besimtarësh. Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:

“I dërguari i Allahut ﷺ ndryshoi emrat e shëmtuar në emra të mirë.”

Transmeton Tirmidhiu.

Këtë e di ai që e lexon librin e Ibn Haxherit “el-Isabah fi Temjiz Esma-is-Sahabeh.”

Duket se i përkiste udhëzimit të profetit , se ai kujdesej për të emërtuar me emra që kishin një shqiptim të afërm, kur ai ua ndryshonte emrat. Për shembull, ai ndryshoi emrin Shihab në Hisham dhe Xhuthameh në Hassaneh.

Në mënyrë të njejtë duhet ndryshuar emrin Abdun-Nebi në Abdul-Ghani, Abdur-Rasul në Abdul-Ghafur, Abdu Ali në Abdul-Ali, Abdul-Husejn në Abdul-Muhsin, Hanesh në Enes, Abdul-Kadhim në Abdul-Kadir dhe kështu me radhë. Gjëja e rëndësishme është që emri të ndryshohet në një emër1 të rekomanduar ose të lejuar.


1 Miftah Dar-is-Sa’adah, fq. 259

Shpërndaje: