Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

54.Obligimi për të lexuar El-Fatihan në çdo rekat

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 99-100

Përktheu: Valdet Gashi

 www.perlatmuslimane.com

Profeti e urdhëroi njeriun i cili u fal në mënyrë të gabuar që të lexojë El-Fatihan në çdo rekat. Ai i tha atij, pasi e urdhëroi atë të lexojë El-Fatihan në rekatin e parë1:

”Pastaj vepro kështu në tërë namazin tënd.”2

Në një transmetim tjetër thuhet:

”Pastaj vepro kështu në çdo rekat.”3

Mund të ndodhte që ai t’u jepte mundësi që të dëgjojnë ndonjë ajet.4

Ata mund të dëgjonin se si ai me zë të ulët lexonte suren ”El-Ala” dhe ”El-Ghashijeh”.5

Disa herë ai lexonte suren ”El-Buruxh”, ”Et-Tarik” dhe të ngjashme.6

Ndonjëherë ai lexonte suren ”El-Lejl” dhe të ngjashme.7


1 Ebu Daudi dhe Ahmedi me zinxhir të fortë.

2 Bukhari dhe Muslimi.

3 Bukhari dhe Muslimi.

4 Ahmedi me zinxhir të mirë transmetimi.

5 Ibn Khuzejmeh në “Es-Sahih (2/67/1)” dhe Edh-Dhija El-Makdisi në ”El-Mukhtarah” med një zinxhir autentik.

6 Bukhari në ”Xhuz’-ul-Kira’ah” dhe Tirmidhi i cili tha se hadithi është autentik.

7 Muslimi dhe Tajalisi.

Shpërndaje: