Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

34.A prishet mes’hi nëse futet dora brenda çorapeve apo nëse ato zbathen?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 34: A prishet mes’hi nëse futet dora brenda çorapeve? A prishet mes’hi nëse ato zbathen?

Përgjigje: Është në rregull dhe nuk ka të keqe që të futen duart brenda çorapeve. Kjo nuk e prishë mes’hin sepse ato nuk janë zbathur.

Por në qoftë se çorapja zbathet, kështu që duhet shikuar se sa është zbathur. Të zbathet ajo vetëm pak nuk është problem fare. Por nëse zbathet aq shumë sa që shumica e këmbës duket, kështu që nuk lejohet t’u jepet mes’h më.

Shpërndaje: