Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

32.Domethënia se personi i vdekur mundohet nga të qarët

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Dije! Allahu të mëshiroftë! Se këto hadithe nuk kanë nevojë për këto interpretime dhe për këtë falënderimet i takojnë Allahut, nuk gjendet në to asnjë problem apo ndonjë kundërshtim me Kuranin dhe me ndonjë bazë nga bazat e sheriatit, dhe as nuk pretendojnë se njeriu ndëshkohet për veprimet e dikujt tjetër.

Profeti ﷺ nuk tha: “Me të vërtetë i vdekuri ndëshkohet për shkak të qarjes së familjes së tij për të” apo “I vdekuri vuan për shkak të vajtimit që bëhet për të”, ai ﷺ tha se “i vdekuri mundohet nga kjo”.

Nuk ka dyshim se vajtimi e shqetëson dhe e mundon të vdekurin. Mundimi është dhimbja që i ndodh atij dhe kjo është më gjithëpërfshirëse se dënimi. Gjërat e përgjithshme nuk nënkuptojnë gjërat e veçanta.

Profeti ﷺ ka thënë:

”Udhëtimi është pjesë e dënimit.”

Transmeton Bukhari (1804) dhe Muslimi (1927).

Ky mundim mund t’i ndodh besimtarit dhe kafirit. Gjithashtu edhe i vdekuri ndjen dhimbje në varrin e tij nëse është pranë varrit të pasuesve të bidateve, njerëzve të prishur dhe mëkatarëve, mundohet në varr ashtu sikurse mundohet edhe njeriu në këtë botë nga ndëshkimet që i kanë rënë fqinjit të tij.

Imam Ahmedi ka thënë se të vdekurit shqetësohen nga mëkatet që bëhen pranë varreve të tyre. Nëse qajnë familja e të vdekurit tek varri në një mënyrë të ndaluar, duke goditur fytyrat, grisur rrobat, lyerja e fytyrave me ngjyrë të zezë, prerja e flokëve dhe thirrje me thirrjet e kohës së injorancës, e gjitha kjo ndodh në shumicën e rasteve nga njerëzit injorantë të kësaj kohe. Nëse gjenden këto vepra dhe fjalë kështu sikurse edhe i përmendëm, atëherë i vdekuri ndien dhimbje në varrin e tij për shkak të tyre. Kjo dhimbje është ndëshkimi që ai ndien për shkak të vajtimit për të, dhe këtë mendim ka pasuar edhe Shejkhul Islam Ibn Tejmijeh.

Shpërndaje: