Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd
Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 30
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Çfarë duhet të marrin në konsideratë para zgjedhjes së emrit:
1 – Në faqet në vijim është një listë e emrave të zgjedhur, që janë në përputhje me Sheriatin dhe gjuhën. Edhe pse ata janë të paktë në numër, ata janë të bekuar.
2 – Vetëm për shkak se një emër është i vjetër nuk do të thotë se është i mirë. Ka emra të vjetër që unë nuk i kam përmendur, sepse kuptimet e tyre janë të papranueshme.
Ka edhe emra që janë të përbashkëta për të dyja gjinitë që unë nuk i kam përmendur, përveç emrit si Esma.
3 – Kur të emërtosh fëmijë tënd, duhet të kesh parasysh që ai të përshtatet në familjen tuaj dhe nivelin tuaj. Si rrjedhojë, unë kam lënë disa emra të lejuar për shkak se ata nuk i përshtaten arabëve të Gadishullit Arabik.
Rezultati i emrave të pahijshëm është se ti sheh se si të emërtuarit ndryshojnë emrat e tyre kur ata rriten në mënyrë që ata mund të përshtaten në komunitet dhe fis.
4 -Kur ti të ke vendosur, për shembull, për një nga emrat në listë, duhet të sigurohesh për të aplikuar atë në disa mënyra; kur ta thërret fëmijën me të, të jep ty një pseudonim pas tij dhe ia përshkruan atë emrit tënd.
Nëse kujdesesh për emra të përshtatshëm për të gjithë fëmijët tuaj, atëherë ajo tregon për një shije dhe precizitet të lartë
5 – E fundit, sigurohu që familja yte të mos mbetet pa emrat fisnik, madhështorë dhe të bekuar si Abdullah, Abdurr-Rrahman, Muhammed, Ahmed, Ibrahim, Aishe, Fatime …