Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Është e vërtetë se shejtani e sulmon të sëmurin dhe i fut atij vesvese dhe i thotë: “Do të ndahesh nga të dashurit e tu, do të largohesh nga kjo botë për në një vend të vetmuar nën tokë në të cilin do të ndiesh dhimbje.”
Ndoshta e bën atë (të sëmurin) që të ndiejë zemërim ndaj Zotit të tij dhe e bën që ta urrejë takimin me Zotin e Lartësuar. Ndoshta e bën atë që të flasë gjëra të cilat përbëhen nga zemërimi dhe e kundërshtojnë Allahun, më pas i fut vesvese atij për të afërmit e tij dhe i bind ata sesa i mirë ishte personi që vdiq apo se kishte një status të mirë dhe fillon tu përmend atyre vlerat e larta të tij dhe i shtynë ata që të fillojnë të qajnë një mënyrë të ndaluar apo të veprojnë diçka që nuk lejohet, dhe e bën të sëmurin që të mërzitet se po ndahet nga kjo botë.
Kështu që obligohen që të dy palët që të kurohen me kurat fetare. Janë përmendur këto (kura) në kapitullin e parë, të cilat janë të mjaftueshme dhe nuk është e nevojshme që t’i përsërisim ato.
Nuk ka ndonjë besimtar i cili vdes dhe të dëshirojë që të rikthehet në këtë botë edhe nëse i jepet e gjithë ajo, përveç shehidit, ai dëshiron që të kthehet në këtë botë dhe të vritet edhe një herë tjetër pasi që shikon shpërblimet e mëdha që janë përgatitur për shehidat.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Nuk ka besimtar të cilin e merr Zoti i tij i Lartësuar, që dëshiron të kthehet tek ju (në këtë botë) edhe nëse do t’i jepet e tërë bota dhe çfarë ka në të.”
Transmeton Ahmedi.