Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

37.A prishet abdesi nëse afati kohorë skadon?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 37: A prishet abdesi nëse afati kohorë skadon?

Përgjigje: Nuk prishet abdesi nëse afati kohorë i mes’hit skadon. Profeti ﷺ e përcaktoi afatin kohorë të dhënies mes’h e jo afatin kohorë të abdesit. Pra nuk është abdesi që ka afat kohor në mënyrë që ai mbaron kur afati kohorë i dhënies mes’h skadon. Është dhënia mes’h që ka afat kohorë të kufizuar. Në qoftë se afati kohorë ka skaduar nuk të lejohet t’u japësh mes’h. Por në qoftë se ti u jep mes’h para të skadon afati kohorë dhe ti e mban gjendjen me abdes, atëherë abdesi vlen sipas një dëshmie sheriatike. Ajo që përsoset sipas argumentit sheriatik nuk prishet përveçse me argument sheriatik. Në këtë rast nuk ka argument se abdesi prishet. Në parim mbetet gjendja me abdes.

Kur është fjala për faktorët që e prishin abdesin, kështu që i dërguari i Allahut ﷺ vuri një shkak për to kur ai tha në lidhje me personin i cili përjeton presion nga gazrat gjatë namazit:

“Ai nuk duhet të dalë nga namazi derisa dëgjon zë ose të ndjenë erë.”

Profeti ﷺ urdhëroi të merret abdes vetëm kur ka bindje se abdesi është prishur. Nuk ka dallim mes një obligimi të dyshimtë dhe një gjykim sheriatik të dyshimte. Në të dyja rastet bëhet fjalë për padituri; personi i parë nuk e di në rast se diçka ka ndodhur dhe personi dytë nuk e di se si është gjykimi sheriatik. Kur profeti ﷺ tha:

“Ai nuk duhet të dalë nga namazi derisa dëgjon zë ose të ndjenë erë.”

e dimë se abdesi prishet vetëm kur jemi të bindur. Në këtë rast nuk ka bindje dhe si pasojë mbetet gjendja e me abdes.

Shpërndaje: