Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

38.Çka mendoni për të rinjtë që fyejn udhëheqësit e këtij vendi nëpër ndejat e tyre?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 112-116

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 38: Çka mendoni për të rinjtë që fyejn udhëheqësit e këtij vendi nëpër ndejat e tyre?

Përgjigje: Është zakonisht e njohur se ky veprim nuk është i saktë. Ata ose kanë qëllim të keq ose janë të ndikuar nga njerëz që i përkasin thirrjeve të devijuara që duan të likuidojnë begatinë në të cilën po jetojmë.

Ne kemi besim në udhëheqësit tanë. Ne kemi besim në metodologjinë që pasojmë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne jemi të përsosur apo se nuk kemi mangësi. Ne sigurisht kemi mangësi, por ne jemi duke i përmirësuar dhe duke i trajtuar ato – nëse do Allahu – në mënyra sheriatike.

Ka pasur hajdutë edhe në kohën e profetit ﷺ, disa kryen kurvëri, ndërsa të tjerët pinë alkool. Prandaj profeti ﷺ realizoi ndëshkimet e përcaktuara mbi ta. Ne zbatojë dënimet e përcaktuara për ata që i meritojnë ato. Ne ekzekutojmë vrasësit. Kjo është e mirë edhe pse ka mangësi1. Mangësitë janë të pashmangshme për shkak se ato janë të natyrshme. Lusim Allahun që të përmirësojë gjendjen tonë, të na ndihmojë me vetet tona, të na udhëzojë dhe të plotësojë të metat tona me faljen e Tij.

Të shfrytëzuarit e mangësive dhe gabimeve të pushtetarëve për t’i denigruar ata, për t’i fyer apo për t’i bërë njerëzit që t’i urrejnë ata, kjo nuk i përket metodologjisë së selefëve dhe Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit2. Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati kujdesen për t’iu bindur pushtetarit musliman, për t’i bërë njerëzit që ta duan atë dhe të bashkohen. Kështu duhet të jetë. Fyerja e pushtetarëve konsiderohet të jetë përgojim dhe bartje fjalësh. Këto dy mëkate i përkasin mëkateve më të rënda pas shirkut dhe veçanërisht nëse janë dijetarët dhe pushtetarët ata që fyhen. Kjo është edhe më e keqe për shkak të pasojave duke përfshirë përçarjen, mendimet e këqija për pushtetarët dhe përhapjen e humbjës së shpresës në mesin e njerëzve3.


1 Kjo është evidente në vendin tonë dhe zbatohet në gjykatat tona. Vetëm ata që janë verbuar nga Allahu apo vuajnë nga një zemër e sëmurë dhe epsharake e mohojnë këtë.

Alameh Abdul-Aziz bin Bazit (Allahu e mëshiroftë) iu shtrua pyetja e mëposhtme:

”A i përket metodologjisë selefite të qortuarit e liderëve, përmendja e gabimeve të tyre dhe fyerja e tyre në minbere? Si duhet këshilluar pushtetarët sipas metodologjisë Selefite? Si duhet të bëhet kjo?

Ai (rahimehullah) u përgjigj:

”Kjo pyetje është shtruar disa herë. Nuk i përket metodologjisë Selefite të përmendurit e të metave të pushtetarëve në minbere. Kjo shpie në revoltë dhe që njerëzit të refuzojnë të dëgjojnë dhe të binden në atë që është e lejuar. Kjo shpie në diçka që vetëm dëmton dhe nuk sjell dobi.

Metodologjia Selefite është të këshilluarit e pushetatit fshehurazi, t’i shkruash atij dhe t’i lësh dijetarët që ta kontaktojnë atë në mënyrë që ata të mund ta udhëzojnë atë në të mirën.” (Ligjërata ”Afat-ul-Lisan”, 29/2-1413).

Shejkh Muhammed bin Salih bin Uthejmin (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

”Disa nga të drejtat e pushtetarëve mbi qytetarët janë që ata t’i këshillojnë ata, t’i udhëzojnë dhe të mos shfrytëzojnë gabimet e tyre për t’i fyer dhe për t’i turpëruar në mesin e njerëzve. Kjo shkakton neveri dhe urrejtje ndaj tyre dhe ndaj veprimeve të tyre edhe nëse ato janë të sakta. Kjo gjithashtu shkakton që ata të kundërshtohen. Çdo këshilltar dhe veçanërisht këshilltari i pushtetarit është i detyruar që të këshillojë me mençuri dhe të thërret në fenë e Zotit të tij me urtësi dhe këshillë të mirë.” (Hukuk-ur-Ra’i uer-Ra’ijjeh, fq. 11).

Këta dijetarë fisnik i bazojnë fjalët e tyre në udhëzimin e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem dhe të kuptuarit e Selefëve. Shembuj të këtyre haditheve autentike është hadithi i Ijadh bin Ghunmit radijAllahu anhu nga i dërguari i Allahut ﷺ i cili ka thënë:

”Ai që ka për ta këshilluar diçka pushtetarin nuk duhet ta bëjë këtë publikisht. Ai në vend të kësaj duhet ta kapë atë për dore dhe të veçohet me të. Ose ai e pranon këshillën ose këshilluesi e ka përmbushur obligimin e tij dhe të drejtën e tij.” (Ahmedi (3/404), Ibn Ebi Asim nr 1096 dhe Hakim në ”el-Mustedrek ”(3/290). El-Hejthem e ka përmendur atë në ”Mexhma-uz-Zaua’id” (5/229) me formulimin ”Ai që dëshiron të këshillojë…”. Formulimi është transmetuar nga el-Hakim dhe është i mirë).

Bukhari transmeton në Sahihun e tij nëpërmjet Ebu Ue’il Shekikit dhe gjithashtu Muslimi:

”I është thënë Usameh bin Zejdit: ”Pse nuk shkon tek Uthmani?”

Ai u përgjigj: ”Ju mendoni se as nuk flasë me të dhe as nuk ju lë që të dëgjoni. Unë flas me të në sekret.”

Tek Muslimi thuhet:

”A nuk do të hysh tek Uthmani dhe të flasësh me të?”

Ai u përgjigj: ”Betohem në Allahun se unë kam folur me të në sekret pa qenë i pari që e hapë derën për këtë (rebelim).” (Bukhari nr 3094 dhe 6675 dhe Muslimi nr 2989).

Hafidh Ibn Haxheri (rahimehullah) ka thënë:

”El-Muhal-lab ka thënë: ”Ata donin që Usameh të flet me Uthmanin. Ai ishte një prej burrave që i qëndronin më së afërmi Uthmanit dhe e kishin zakon të fliste me të në lidhje me Uelidi bin Ukbeh, i cili u bë i njohur për shkak të erës që i vie nga pirja e alkoolit. Ai e kishte Uthmanin vëlla prej nëne dhe ishte i punësuar prej tij. Usameh tha: ”Unë kam folur me të fshehurazi pa hapur këtë derë.” Do të thotë derën e qortimit në publik kundër udhëheqësit nga frika e përçarjes.”

Ijadhi ka thënë: ”Usameh kishte për qëllim se ai nuk do të hap derën për këshillim në publik kundër udhëheqësve nga frika e pasojave. Duhet sillur me butësi ndaj tyre dhe duhet këshilluar ata në sekret. Atëherë mundësia është me e madhe që të pranohet këshilla.” (Fet’h-ul-Bari (13/52)).

Imami i Ehlul-us-Sunnetit imam Ahmed bin Hanbel (Allahu e mëshiroftë) u fshikullua, u zvarritë dhe u burgos në lidhje me sprovën se a është Kurani i krijuar. Megjithatë, ne nuk mund të gjejmë madje edhe një transmetim të dobët ku ai nxit në rebelim kundër pushtetarit të keq dhe të padrejtë. Në fakt transmetimet nga ai që thërrasin në durim, bindje dhe unitetit janë jashtëzakonisht të njohura dhe të shumta. Ai e kishte zakon t’i fliste pushtetarit në formën: ”Ti, o prijësi i besimtarëve!” A mendoni se ai e bëri këtë nga servilizmi dhe frika? A nuk janë selefët model për ne? Apo ne jemi më të ditur dhe më të guximshëm se ata?

Imam Ibn Rexheb el-Hanbeli (Allahu e mëshiroftë) tregoi se Ibn-us-Salah ka thënë:

”T’ua duash të mirën udhëheqësve muslimanë do të thotë të bashkëpunosh me ta në të vërtetën, t’u bindesh atyre në të, t’ua kujtosh atë atyre, t’i informosh butësisht dhe me mirësi, të mos i sulmosh ata, të lutesh për suksesin e tyre, dhe t’i nxisësh njerëzit vigjilent në të njëjtën gjë.” (Xhami-ul-Ulum uel-Hikam, fq. 113).

Imam esh-Shaukani ka thënë:

”Është ligjësuar në librin madhështorë se duhet bindur pushtetarit. Allahu ka urdhëruar që t’i bindemi pushtetarit pasi që urdhëroi që t’i bindemi Atij (subhaneh) dhe të dërguarit të Tij ﷺ. Sunneti i pastër përmban urdhëra të shumta që tregojnë se është e detyrueshme që t’u bindemi atyre dhe të durojmë me padrejtësitë e tyre. Disa hadithe që urdhërojnë bindje ndaj pushtetarëve thonë:

”Dëgjoje dhe bindju liderit edhe në qoftë se ai ta rrah shpinën dhe ta merr pasurinë.”

Është transmetuar në të vërtetë se ai ﷺ ka thënë:

”Jepu atyre atë që është e tyre dhe lutne Allahun që t’ju japë atë që është e juaja.” (Raf-ul-Asatin fi Hukm-il-Ittisal bil-Salatin, fq. 81-82)

3 Disa që asocijohen me dijen dhe shpallin veten e tyre thirrësa kanë përhapur dyshime për dijetarët tanë dhe pushtetarët. Si pasojë disa të rinjë naiv dhe të mashtruar kanë devijuar nga rruga e drejtë. Ata ua kanë kthyer shpinën dijetarëve sikurse Komisionit të Fetvave në vendin tonë deri në atë masë saqë në qoftë se thua se një shejkh ka thënë ose ka dhënë fetva lidhur me diçka, ata përgjigjen duke thënë se ata janë dijetarët e regjimit me të cilët bëjnë lajka ose ata janë nën presion nga qeveria. Para ditës së gjykimit vërtetë njerëzit e thjeshtë flasin në lidhje me çështjet e umetit.

 

Shpërndaje: