Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetja nr 38: Cili është gjykimi për t’u dhënë mes’h çorapeve pasi t’i ketë kaluar afati kohorë dhe është falur me to?
Përgjigje: Në qoftë se afati kohorë skadon dhe personi falet me mes’h të skaduar, atëherë ai duhet të marrë abdes përsëri, t’i laj këmbët dhe të përsëris namazin. Fakti që ai nuk i lau këmbët dhe është falur me abdes jo të plotë. Dhe nëse afati kohorë skadon dhe personi e ruan abdesin dhe pastaj falet, kështu që namazi i tij është i vlefshëm për shkak se përfundimi i afatit kohorë nuk do të thotë se abdesi prishet edhe pse disa dijetarë thonë se ai prishet por këtij mendimi i mungojnë argumentet. Edhe nëse afati kohorë skadon dhe personi e ruan gjendjen e tij të pastër më pas (megjithëse zgjat një ditë e tërë), personit i lejohet të falet. Abdesi i tij është bërë në bazë të argumentit sheriatik dhe prishet vetëm me argument sheriatik. Megjithatë, nuk ka asnjë argument nga profeti ﷺ se marrja e abdesit bëhet e detyrueshëm pasi që të ketë skaduar afati kohorë dhe Allahu e di më mirë.