Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Këto hadithe të cilat kanë kuptime të ndryshme porse pjesa më e madhe kanë kuptime të njëjta, dëshmojnë se profeti ﷺ i ka shprehur ato në kohë të ndryshme. Ata gjithashtu dëshmojnë se profeti ﷺ kujdesej për popullin e tij, ishte i mëshirshëm ndaj tyre dhe ishte i ndjeshëm për këtë. Të gjitha këto hadithe ngushëllojnë umetin për fëmijët e tyre të vdekur. Ata dëshmojnë se profeti ﷺ donte që të ngushëllonte prindërit të cilët kishin humbur fëmijët e tyre, duke u treguar atyre se çfarë shpërblimi i pret ata për fatkeqësinë nëse ata bëjnë durim. Gjithashtu nëse prindërit përveç kësaj janë të kënaqur me fatkeqësinë që i ka goditur, e fshehin prej njerëzve dhe e pranojnë atë, kjo është dhuratë të cilën Allahu ia jep atij që Ai dëshiron, dhe Allahu ka shpërblime të mëdha.