Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetja nr 39: A ka ndonjë dallim në mes burrave dhe grave kur është fjala për t’i dhënë mes’h çorapeve?
Përgjigje: Nuk ka dallim në mes burrave dhe grave në këtë çështje. Ne duhet të dimë parimin që thotë se ajo që vlen për burrat vlen edhe për gratë, dhe ajo që vlen për gratë vlen edhe për burrat derisa të dëshmohet e kundërta.