Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj është që ai të kërkojë prej saj atë që është më e lehta, dhe të kënaqet që gruaja e tij të bëjë atë që është më e lehtë për të duke pasur parasysh natyrën e saj.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Silluni mirë me gratë ngase gruaja është krijuar nga brinja dhe pjesa më e lakuar është pjesa e sipërme e saj, nëse përpiqesh ta drejtosh, e thyen, nëse e lë ashtu, mbetet e lakuar. Prandaj silluni mirë me gratë.”
Transmeton Bukhari (3331) dhe Muslimi (1468) formulimi është i Muslimit.
Profeti ﷺ ka thënë gjithashtu:
”Gruaja është krijuar nga brinja e lakuar, ajo nuk do të drejtohet assesi. Nëse je i kënaqur me të, kënaqesh me të ashtu siç është e lakuar. Nëse përpiqesh ta drejtosh, do ta thyesh, e thyerja e saj është shkurorëzimi.”
Transmeton Bukhari (3331) dhe Muslimi (1468).
Qëllimi me këtë është se burri duhet ta di natyrën e gruas dhe që të jetë i kënaqur me të aq sa të mundet duke pasur parasysh natyrën e saj. Të mos e ngarkojë më shumë përtej mundësisë së saj, të durojë me gabimet e saj sepse ajo është krijuar nga brinja e lakuar.