Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

37.Rreth atyre që i kanë vdekur dy fëmijë

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ebu Hasan ka thënë: ”I thashë Ebu Hurejrës -radijAllahu anhu-: “Më kanë vdekur dy fëmijët e mi, a nuk po na tregon nga i dërguari i Allahut ﷺ ndonjë hadith me të cilin mund të rregullojmë gjendjen tonë pas vdekjes së tyre?”

Ai tha: ”Po,  fëmijët e tyre janë të vegjlit e xhenetit. Kur ndonjëri prej tyre e takon babanë e tij ”ose tha “prindërit e tij” do ta kap atë për rrobe ”ose tha “për dore” ashtu sikurse po të kapi ty për rrobe, dhe nuk do t’i lëshojë derisa Allahu t’i fusë në xhenet atë dhe prindërit e tij.”

Transmeton Muslimi (2635), Bukhari ne El-Edeb El-Mufred (1/231) dhe Ahmedi (2/488).

Ebu Seid El-Khudrij -radijAllahu anhu- rrëfeu se i dërguari i Allahut ﷺ i tha disa grave:

“Nuk ka ndonjë grua që i vdesin tre fëmijë e të mos jenë për të perde penguese ndaj zjarrit.”

Një grua tha: “Dhe dy?”

Ai ﷺ tha: “Dhe dy.”

Transmeton Bukhari (1249) dhe (7310) dhe Muslimi (2633).

Shpërndaje: