Alameh Muhammed Takijj-ud-Din el-Hilali el-Maghribi
Burimi: El-Barahin el-Inxhilijeh ala enne Isa dakhil fil-Ubudijeh ue la hadha lehu fil-Uluhijeh, fq. 14-16
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
”25. Në atë kohë Jezusi tha: ”Unë të lavdëroj, o Atë, Zot i qiellit dhe i tokës, sepse ua fshehe këto gjëra dijetarëve dhe të mençurve, dhe ua shpalle atyre që janë si fëmijë të vegjël.” 1
”23. Mbasi i nisi ato, u ngjit vetëm mbi mal për t`u lutur. Dhe kur u ngrys ai gjëndej aty, i vetëm fare.” 2
Si lutet nëse ai vetë është Allahu ose pjesë e Allahut? Lutja rrjedh ekskluzivisht nga një rob i varfër i cili ka nevojë për mëshirën e Allahut. Allahu (te ala) ka thënë:
يَا أَيُّهَا النَّاسُ أَنتُمُ الْفُقَرَاء إِلَى اللَّهِ وَاللَّهُ هُوَ الْغَنِيُّ الْحَمِيدُ
”O ju njerëz, ju keni nevojë për Allahun e Allahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i Pavaruri dhe i Lavdishmi.” 3
إِن كُلُّ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ إِلَّا آتِي الرَّحْمَنِ عَبْدًا
”Nuk ka asnjë në qiej dhe në tokë që të mos i kthehet të Gjithëmëshirshmit si rob e i nënshtruar.” 4
”21. Pastaj Jezusi, pasi u largua që andej, u nis drejt rrethinave të Tiros dhe të Sidonit. Dhe ja, një grua kananease, që kishte ardhur nga ato anë, filloi të bërtasë duke thënë: Ki mëshirë për mua, o Zot, o Bir i Davidit! Vajza ime është tmerrësisht e pushtuar nga një demon!
23. Por ai nuk iu përgjigj fare. Dhe dishepujt e tij iu afruan dhe iu lutën duke thënë: Lëshoje atë, sepse po vijenë dhe po bërtet pas nesh.
24. Por ai u përgjigj dhe tha: Unë nuk jam dërguar gjetiu, përveç te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit.
25. Por ajo erdhi dhe ra para tij, duke thënë: O Zot, ndihmomë!
26. Ai u përgjigj, duke thënë: Nuk është gjë e mirë të marrësh bukën e fëmijëve dhe t`ua hedhësh këlyshëve të qenve. Por ajo tha:
27. Është e vërtetë, Zot, sepse edhe këlyshët e qenve hanë thërrimet që bien nga tryeza e zotërinjve të tyre.
28. Atëherë Jezusi iu përgjigj duke thënë: O grua, i madh është besimi yt! T`u bëftë ashtu si dëshiron. Dhe që në atë çast e bija u shërua.”5
Në këtë histori ka disa çështje:
1 – Isai ﷺ nuk kishte mëshirë dhe dashuri – në qoftë se rrëfimi është i vërtetë.
2 – Fanatizmi i urrejur kur ai shëron bijtë e popullit të tij dhe askë tjetër edhe pse ai nuk kishte humbur asgjë nga kjo.
3 – Isai tregon mendjemadhësi nacionaliste, denigron të tjerët dhe i konsiderojnë ata si qentë.
4 – Një grua idhujtare dhe injorante debatoi me të dhe e mundi atë.
”16. Dhe ja, iu afrua një djalosh dhe i tha: ”o njeri i mirë.
17. Dhe ai tha: ”Pse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë përveç një të vetmi të Adhuruar (Allahut). Tani në qoftë se ti don të hysh në jetë, zbato urdhërimet.” 6
Këtu është edhe një argument se Isai ﷺ është rob.
”45,46. Dhe kur deshën ta kapnin patën frikë nga turmat, sepse ata e konsideronin profet.”7
Kur ata kërkonin ta kapnin, por kishin frikë nga njerëzit që e konsideronin atë profet. Kjo dëshmon se njerëzit që i besonin Isait ﷺ nuk e konsideronin atë të jetë Allahu, biri i Allahut apo një prej trinisë. Por ata besonin se ai është vetëm profet. Kjo është një nga argumentet më të forta kundër atyre që thonë se ai ishte hyjnor, sikurse të mendonin.
”8. Por ju mos lejoni që t`ju quajnë rabbi, sepse vetëm një është mësuesi juaj dhe ju të gjithë jeni vëllezër.”8
Kjo dëshmon se ata që besonin në Isain nuk e konsideronin atë të jetë Allahu, biri i Allahut apo një prej trinisë. Ata e konsideruan atë vetëm profet. Kjo është një nga provat më të forta kundër atyre që thonë se ai ishte hyjnor, sikurse të mendonin. Kjo dëshmon se Mesiu ishte një njeri dhe se Zoti është një dhe Ai është Allahu. Këtë verset e kanë shtrembëruar qëllimisht kur ata e përkthyen atë në arabisht. Ata e kanë paraqitur Mesiun si Zoti, por përkthimi në anglisht nuk e ka këtë shtrembërim.
”9. Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd at tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej.”9
Prandaj ti e di se termat “Ati” dhe “fëmijë” në Ungjillin i referohet lidhjes mes Zotit dhe robëve. Kjo vlen për të gjithë njerëzit dhe nuk është e kufizuar për Mesiun.
”36. Tani sa për atë ditë dhe për atë orë, askush s`e di, as engjëjt e qieive, e as i biri, askush pos të Atit.”10
Ky është një argument bindës se askush pos Allahut nuk e di se kur do të ndodh çasti. Kjo dëshmon se dituria e Mesiut është e kufizuar sikurse dituria e gjithë njerëzve të tjerë. Është vetëm Allahu Ai që di çdo gjë.
”39. Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë (sexhde) dhe lutej duke thënë: ”Ati im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti.”11
Nëse kjo është me të vërtetë është e vërtetë, kështu që personi i cili e tha këtë ishte aq injorant lidhur me aftësitë e Allahut. Gjithashtu, ai pranoi se ai është rob i Allahut, i cili është nën zotërimin e Tij.
”7. Dhe, mbasi bënin këshill, me këtë denar blenë arën e poçarit për varreza të të huajve. 8 Prandaj këtë arë e quajtën deri ditën e sotme: “Ara e gjakut”.12
Nga këtu ne e kuptojmë se Ungjilli nuk është shkruar në kohën e Mesiut. Ai është shkruar shumë më vonë dhe është bazuar në tregime nga njerëzit.
”46. Rreth orës nëntë, Jezusi bërtiti me zë të lartë duke thënë: ”Eli, Eli, lama sabaktani?”. Domethënë: ”Zoti im, Zoti im, përse më ke braktisur?”13
Kjo është një nga argumentet më të mëdha se ai i cili tha kështu nuk e besonte Allahun, e lëre më të ishte profet. Së pari, Allahu nuk e thyen premtimin e vet, dhe së dyti, profetët e Tij nuk dyshojnë në premtimin e Tij.
1 Mateu 11:25
2 Matteu 14:23
3 35:15
4 19:93
5 Mateu 15:21-28
6 Mateu 19:16-17
7 Mateu 21:45-46
8 Mateu 23:8
9 Mateu 23:9
10 Mateu 24:36
11 Mateu 26:39
12 Mateu 27:7-8
13 Mateu 27:46