Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.Argumenti i dytë nga sunneti se Allahu është mbi qiell

Imam Muveffekud-Din bin Kudameh el-Makdisi  (v. 620)

Burimi: Ithbatu Sifat-il-Uluv, fq. 69

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

2 – Shejkh Ebul-Fet’h Muhammed bin Abdil-Baki bin Ahmed bin Sulejman na tregoi, Hamd bin Ahmed el-Hadad na tregoi, Abdullah bin Xhafer bin Ahmed, Hafidh Ebu Nu’ajm Ahmed bin Abdil-lah na informoi, Abdullah bin Xherir bin Ahmed na tregoi, Junus bin Habib na tregoi: Ebu Davud et-Tajalisi na tregoi, Harb bin Shedad dhe Aban bin Jezid na tregoi, nga Jahja bin Ebi Kethir, nga Hilal bin Ebi Majmuneh nga Ata bin Jasar nga Muauia bin el-Hakem es-Sulemi i cili ka thënë:

“Unë kisha dele në mes Uhudit dhe el-Xheuenijes të cilat i runante robëresha ime. Një ditë erdhi një ujk dhe e rrëmbeu një dele nga ajo. Unë jam njeri si të tjerët dhe zemërohem si të gjithë njerëzit e tjerë e më pas më vjen keq për zemërimin. E ngrita dorën dhe ia dhash një shuplakë. Pastaj unë shkova te profeti ﷺ dhe i tregova atij se çfarë kishte ndodhur. Më pas unë isha i pikëlluar dhe thash: “O i dërguari i Allahut! A ta lirojë atë?” Ai ﷺ tha: “Thirre atë!” E thirra atë. Pastaj i dërguari i Allahut ﷺ i tha asaj: ”Ku është Allahu?”Ajo u përgjigj: ”Në qiell!” Ai i tha: ”Kush jam unë?” Ajo tha: ”Ti je i dërguari i Allahut!” I dërguari i Allahut ﷺ tha: ”Liroje nga robëria sepse ajo është besimtare!” 1

Hadithi është autentik. Është transmetuar nga Muslimi në “Sahihun” e tij, nga Maliku në “El-Mu’uata” dhe imamët e tjerë (rahimehumullah).


1 Muslimi (537), Ebu Daudi (930), Nesai (3/13), Maliku (2/776), Ibn Ebi Asim (479), el-Bejhaki, p. 422, Ahmedi (5/447), Ebu Daud et-Tajalisi (1105) dhe Ibn Khuzejmeh në “et-Teuhid” fq.121.

Shpërndaje: