Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Hukm Tarik-is-Salah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Sa u përket argumenteve nga sunneti, profeti ﷺ tha:
“Ndërmjet njeriut dhe idhujtarisë dhe mosbesimit është lënia e namazit.” Muslimi (82).
Transmetuar nga Muslimi, nëpërmjet Xhabir bin Abdil-Lahit -radijAllahu anhume-.
Burejde bin el-Husejb -radijAllahu anhu- tregoi se ai e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:
“Pakti që është në mes nesh dhe atyre është namazi. Ai që e lë atë ka bërë kufër.” Tirmidhi (2621), Nesai (463) dhe Ibn Maxheh (1079). Autentik sipas Albanit.
Transmetuar nga Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhi, Nesai dhe Ibn Maxheh.
Mosbesimi i përmendur këtu është mosbesim i madh që e përjashton personin nga feja. Profeti ﷺ e bëri namazin të jetë dallimi në mes të besimtarëve dhe kufarëve. Sigurisht që feja e kafirit nuk është feja Islame. Kushdo që nuk e plotëson këtë vepër i përket kufarëve.