Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: El-Hixhab, fq. 8
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
E treta: Allahu (te ala) ndaloi krejtësisht që bukuritë të shfaqen ndryshe nga bukuritë që nuk mund të fshihen si rrobat e jashtme. Prandaj, Allahu tha:
إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا
”… përveç asaj që është e dukshme…”
Allahu nuk tha “… përveç asaj që ato e shfaqin …”. Pastaj Allahu ndaloi që bukuritë të shfaqen për herë të dytë dhe i përjashtoi burrat që lejohet t’i shohin ato. Kjo dëshmon se bukuria e parë ndryshon nga bukuria e dytë. Bukuria e parë është sipërfaqësore të cilën gjithë mund ta shohin dhe që nuk mund të fshihen. Bukuria e dytë është ajo e fshehura me të cilën ajo zbukurohet. Nëse të gjithë do të shihnin bukurinë e dytë nuk do të kishte kuptim me përgjithësimin në rastin e parë dhe specifikimin në rastin e dytë.