Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.Mbrojtja kundër epidemisë së Koronës – Lutja kur del nga shtëpia

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdil-Muhsin el-Abbad
Burimi: Ashru Uasaja lil-Uikajah min-el-Uaba, fq. 8
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

4 – Kujdesi për të bërë lutjen kur del nga shtëpia

Enes bin Maliku (radijAllahu anhu) tregoi se profeti ﷺ ka thënë:

“Kush thotë kur del nga shtëpia:

بِسْمِ اللهِ تَوَكَّلْتُ عَلى اللهِ وَلاَ حَوْلَ وَلاَ قُوَّةَ إِلاَّ باللهِ تَعَالى

“Në emër të Allahut. Unë mbështetem tek Allahu. Nuk ka ndryshim apo forcë përveçse përmes Allahut (te ala).”

i thuhet atij: “Ti (me këtë lutje) je udhëzuar, je mjaftuar, je mbrojtur. Shejtani do të largohet prej tij dhe do t’i thotë një shejtani tjetër: “Çfarë do të bësh me një njeri që (me këtë lutje) është udhëzuar, mjaftuar dhe ruajtur?” 1


1 Ebu Daudi.

Shpërndaje: