Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.Mëkatet shpien në vetmi

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr 
Burimi: Shpjegimi i librit “Sëmundja dhe ilaçi”
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ibnul Kajimi (rahimehullah) ka thënë:

“Nga pasojat e mëkateve është vetmia që mëkatari e shijon si boshllëk dhe hapësirë e patejkalueshme mes tij dhe Allahut. Nuk ka absolutisht asnjë krahasim mes kësaj (vetmisë) dhe kënaqësisë (të cilën ai e përjeton nga kryerja e mëkatit). Edhe në qoftë se të gjitha kënaqësitë e jetës së kësaj bote mblidhen, ato nuk do ta kompensonin vetminë.

Kjo ndjenjë nuk është përjetuar përveç nga ai që e ka zemrën të gjallë. “ Nuk ka dhimbje të ndjerë në plagën e të vdekurve.”

Nëse mëkatet braktisen përveçse për shkak të frikës së rënies në këtë vetmi, atëherë kjo do të ishte e mjaftueshme për atë që është i mençur që ta braktiste.

Një burrë që ndjeu në vetvete një ndjenjë vetmie u ankua tek një nga dijetarët për këtë. Dijetari i tha atij: “Nëse mëkatet të bëjnë të ndihesh i vetmuar, atëherë braktisi ato dhe ji i shoqërueshëm.”

Shpjegimi

Ibnul Kajimi (rahimehullah) ka thënë:

“Nga pasojat e mëkateve është vetmia që mëkatari e shijon si boshllëk dhe hapësirë e patejkalueshme mes tij dhe Allahut. Nuk ka absolutisht asnjë krahasim mes kësaj (vetmisë) dhe kënaqësisë (të cilën ai e përjeton nga kryerja e mëkatit). Nëse mëkatari ndjenë kënaqësi në mëketët që i vepron ajo është një kënaqësi që do të shuhet me kohë, por prej pasojave të kësaj kënaqësie të ndaluar që e hidhëron Allahun, se ajo shkakton boshllëk dhe largim mes tij dhe Allahut. Nëse ai e krahason këtë largim me kënaqësinë e mëkatit e sheh se nuk do të krahasohet, edhe nëse, siç thotë Ibën Kajim, i mblidhen të gjitha kënaqësitë e botës. Cfarë të mirë mund të kenë kënaqësitë dunjasë, nëse ato i sjellin robit largim dhe boshllëk mes tij dhe Allahut. Zemra bëhet e vetmuar nga Allahu, mes tij dhe Allahut shkaktohet largim dhe vetmi. Për dallim nga besimtari, zemra e të cilit është e drejtuar kah Allahu, kurse zemra e këtij mëkatari është e larguar. Por mëkatarit, që i janë grumbulluar mëkatet nuk e ndjenë, sikurse i vdekuri që ka plagë nuk ndjenë dhembje. Nëse mëkatet nuk do të braktiseshin për gjë tjetër, përpos nga frika e rënies në atë largim nga Allahu, do të mjaftonte për braktisen e tyre.

Një burrë që ndjeu në vetvete një ndjenjë vetmie u ankua tek një nga dijetarët për këtë. Dijetari i tha atij: “mëkatet të bëjnë të ndihesh i vetmuar (nga Allahu), prandaj braktisi ato dhe ji i shoqërueshëm.”

(Shpëtoni nga kjo vetmi) duke qenë të shoqërueshëm në ibadet ndaj Allahut (subhanehu ue te ala). Braktisni mëkatet që nuk kanë asnjë të mirë në to. Jini të shoqërueshëm. Kënaqësia e vërtetë është vetëm nëpërmjet bindjes ndaj Allahut (subhanehu ue te ala).


Shikoje videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=Dxd8RV5AAus

Shpërndaje: