Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

4.Pasuesit e mëvonshëm ndryshuan aq shumë sa që ata obliguan pasimin e vetëm një imami, e cila i shpiu në përçarje

Shejkh Muhammed bin Sultan el-Masumi (v. 1380)
Burimi: A është muslimani i detyruar që të pasojë një prej katër medhhebeve?
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Betohem në Allahun se muslimanët ishin fitimtarë në kohën kur ishin muslimanë plotësisht dhe të besueshëm në fenë e tyre. Ata çliruan toka dhe ngritën flamurin e fesë. Prej tyre ishin kalifët e drejtë dhe ata që i pasuan në mirësi. Por, kur muslimanët ndryshuan urdhëresat e Allahut, Allahu i ndëshkoi duke ua larguar të mirat prej tyre, duke humbur toka, duke humbur kalifatin dhe kjo është diçka për të cilat shumë ajete dëshmojnë.

Disa nga çështjet që ata ndryshuan, ishte pasimi i një medhhebi të caktuar me qëndrimi fanatik ndaj tij, edhe nëse bëhej fjalë për një gjë jo të saktë. Këto medhhebe i përkasin çështjeve të shpikura, sepse lindën pas tri brezave, për të cilat nuk ka asnjë dyshim.

Të gjitha bidatet që konsiderohen të jenë fe dhe të sakta, janë devijim. Paraardhësit e drejtë i përmbaheshin Librit, Sunnetit, atë që ato dëshmuan dhe atë rreth së cilës muslimanët ishin të bashkuar. Ata ishin muslimanë, Allahu (Te ala) i mëshiroftë, qoftë i kënaqur me ta, le të jemi me ta dhe të të mblidhemi me ta në turmat e tyre.

Pasi që medhhebet ishin përhapur, ato shkaktuan përçarje. Ata konsideruan njëri-tjetrin si të devijuar aq shumë saqë ndaluan një Hanefi që të falet pas një Shafi´iu. Edhe në qoftë se ju thoni se të katër medhbebet i përkasin Ehl-us-Sunnetit, veprimet e tyre i bëjn ata që të duken si gënjeshtarë. Veprimet e tyre kundërshtojnë fjalët e tyre. Këto bidate erdhën në përfundim me shfaqjen e katër namazeve në Xhaminë e Shenjtë. Kjo shpiu në përçarjen e xhematit dhe çdo mbështetës i medhhebeve e priste medhhebin e tij. Me bidate të ngjashme Iblisi arriti një nga qëllimet e tij, pikërisht që të përçajë muslimanët dhe të përçajë unitetin e tyre – Allahu na ruajt nga kjo.

Shpërndaje: