Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 37-38
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Tekstin e librin e kam ndarë në dy pjesë, në tekstin e sipërm dhe të poshtëm. Teksti i sipërm përmban hadithet apo fjalët që janë të nevojshme për to. Ato i kam vendosur në kontekstet e duhura dhe i kam lidhur ato së bashku në mënyrë që libri të duket konsistent nga fillimi deri në fund. Jam përpjekur për të marrë tekstin e hadithit dhe formulimin ashtu sikurse përmendet në librat e hadithit. Mund të ndodhë që një hadith ka disa formulime, ndërsa unë kam zgjedhur formulimin që i përshtatet më së miri kontekstit ose në një tjetër. Ndonjëherë ia vë një formulim tjetër dhe informojë për këtë, duke shkruar: “në një transmetim tjetër qëndron kështu, apo ashtu”. Rrallë që e referoj një transmetim tek sahabiu që e transmeton, as nuk e sqarojë se cilët imamë e kanë transmetuar, vetëm për të lehtësuar leximin e lexuesit dhe referencën.
Pjesa tjetër e tekstit është më shumë si një shpjegim i pjesës së epërme. Në të unë përmendi burimet dhe kategorizimet e haditheve. I marrë formulimet e tyre të ndryshme dhe rrugët e transmetimit. Unë flas në lidhje me zinxhirët e tyre dhe transmetimet vërtetuese me të cilat unë pajtohem apo i kritikojë, i vërtetoj apo i konsideroj të dobëta. Shpesh disa rrugë përbëhen nga formulime dhe shtesa në kundërshtim me tjerat, prandaj ia shtoj ato hadithit aktual në pjesën e lartë. Nëse kjo është e pa mundur, unë e vë atë së bashku me hadithin bazë. Këtë e sqaroj unë duke i shtuar ato në []. Ndërsa nuk e përmendi se kush është i vetmi që e transmeton hadithin bazë, nëse burimi i hadithit është nga i njëjti sahabi, përndryshe e shkruaj atë veçmas. Kështu unë kam bërë për shembull me lutjet e hapjes (së namazit). Kjo është një pjesë e vlefshme e veçantë që vështirë mund ta gjesh në ndonjë libër tjetër. Unë gjithashtu përmendi medhhebet e dijetarëve të ndryshëm lidhur me hadithin përkatës, argumentin e çdonjërit, pastaj një analizë dhe debat rreth tyre. Pastaj unë shtoj mendimin e saktë që e përmendi në tekstin e sipërm. Ndoshta unë do të sjelli çështje pa argumente që janë vetëm konkluzionet e vetë dijetarëve, por ato nuk futen në temën e librit.
Pasi që libri me dy pjesët e tij nuk u mundësua të botohej, unë u mjaftova me pjesën e sipërme dhe e quajta “Sifatu Salat-in-Nebi ﷺ min et-Tekbir Ila teslim ke’enneke terah” (Forma e namazit të profetit që nga tekbiri deri në teslim sikurse e sheh atë).
E lus Allahun -te ala- që të bëj që ky libër t’i kushtohet fytyrës së Tij fisnike dhe të përfitojnë vëllezërit e mi besimtarë përmes tij. Ai sigurisht që është Dëgjues dhe i përgjigjet lutjes.