Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj është që ai të sillet me të me karakteret më të mira, dhe të mirat e tij ndaj saj të jenë të dukshme sepse disa burra kanë karakteret më të mira kur janë në treg, kur janë me shokët e tyre dhe me gjithë njerëzit e tjerë. Sjelljet e tyre të mira ndaj të tjerëve janë të dukshme. Por kur hynë në shtëpi bëhet si një luan që vërsulet, nuk shihet asnjë e mirë tek ai, por çdo herë është i zemëruar dhe fyes, kurrë nuk del ndonjë e mirë prej tij, qoftë fjalë apo vepër.
Ndërsa profeti ﷺ ka thënë:
”Besimtarët me besim më të plotë janë ata që kanë moralin më të lartë dhe më i miri prej jush është ai që sillet më së miri me gratë e tij.”
Transmeton Tirmidhi (1162) dhe Ahmedi (2/250 dhe 2/472), formulimi është Tirmidhiut cili tha se hadithi është i mirë dhe i vërtetë.
Në zinxhirin e hadithit është Muhammed bin Amr bin Alkameh i cili është i besueshëm por bën gabime, e cila është përmendur në ”et-Tekrib (6228)”. Hadithi nëpërmjet rrugëve të tij të ndryshme dhe transmetimeve të dëshmuara është autentik sipas imam Albanit në ”es-Sahihah (284)”.
Nuk ka asnjë të mirë në ty nëse i ndihmon shokëve tuaj dhe i trajton të tjerët mirë, përderisa nuk sillesh mirë ndaj familjes tënde. Nëse sillesh mirë ndaj familjes tënde dhe kësaj ia shton edhe sjelljen e mirë ndaj njerëzve, atëherë përgëzohu sepse profeti ﷺ ka thënë:
“Më i miri prej jush është ai që sillet më së miri me familjen e tij, dhe unë jam ai që sillem më së miri me familjen time.”
Transmeton Darimi (2/2260), Tirmidhi (3895) dhe Ibn Hibani (9/4177). Tirmidhi ka thënë se hadithi është i saktë, po ashtu thotë edhe imam Albani në ”es-Sahihah (285) dhe (1174)”.