Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

40.Dhënia mes’h mbathjeje së zgavërt dhe të tejdukshme

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Më poshtë vijojnë disa studime në lidhje me dhënien mes’h çorapeve: Studimi i parë ka të bëjë me dhënien mes’h një mbathje të shqyer apo të tejdukshme. Dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë. Sipas mendimit të njohur të Hanbelive është e pavlefshme për t’u dhënë mes’h atyre. Autori i librit “el-Munteha”, tha kur ai përmendi kushtet e dhënies mes’h:

“Nuk lejohet që ajo të jetë aq e hollë në mënyrë që të jetë e tejdukshme.”

Para kësaj, ai përmendi se si ajo duhet të mbulojë këmbën në atë pjesë që është e detyrueshme për ta larë gjatë abdesit.

Në librin e Neueuiut “el-Mexhmu (1/480),” që është libri i Shafeive, ai përmend dy mendime në lidhje me dhënien mes’h çorapeve të shqyera, dhe se e sakta është se nuk lejohet t’u jepet mes’h atyre. Pastaj ai përmendi se si Ibn-ul-Mundhir e citoi eth-Theurin, Is’hak bin Rrahojën, Jezid bin Harunin dhe Ebu Theurin se dhënia mes’h është e lejuar mbi të gjitha çorapet.

Ibn-ul-Mundhir tha: “Unë gjithashtu e mbaj këtë mendim sepse duket se i dërguari ﷺ lejoi që çorapeve t’u jepet mes’h në përgjithësi, e cila përfshinë të gjitha çorapet. “El-Mexhmu (1/481).

Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë në “El-Ikhtijarat” se është e lejuar për t’u dhënë mes’h çorapeve përderisa ato ende quhen çorape dhe është e mundur të ecet në to. El-Ikhtijarat, fq. 13.

Ky është mendimi i vjetër i esh-Shafi’iut dhe duke përfshirë mendimin e Ebul-Barakatit. Ibn Hazmi ka thënë në “El-Muhalla” se është e lejuar për t’u dhënë mes’h mbathjes së shqyer edhe nëse pjesa më e madhe e këmbës do të jetë e dukshme përderisa diçka nga ajo mbetet në këmbë. Ai e citoi Sufjan eth-Theurin i cili tha:

“Jepi mes’h asaj përderisa ajo quhet çorapë.” El-Muhalla (2/100).

Në “el-Mexhmu” duket të jetë në rregull dhënia mes’h çorapes së shqyer nëse pjesa e poshtme është e plotë. Përndryshe, nuk bën për shkak se këmbët konsiderohen të jenë të zbuluara.

Ai tha: “er-Rauajjani dhe er-Rafi’i cituan një mendim të çuditshëm dhe të dobët, që lejon dhënien mes’h nëse pjesa e poshtme është e hollë.” El-Mexhmu (1/482).

Aty gjithashtu përmendet se si Ibn-ul-Mundhir citoi nëntë sahabi që lejuan t’u jepet mes’h çorapeve të zakonshme.

Neueui tha:

“Kolegët tanë e kanë cituar Umerin dhe Aliun -radijAllahu anhuma- që lejuan që t’u jepet mes’h çorapeve edhe pse ato janë të holla. Për të njëjtën gjë kanë cituar Ebu Jusufi, Muhammedi, Is’haku dhe Daudi. “El-Mexhmu (1/484).

Në të njëjtën libër përmendet se lejohet t’u jepet mes’h çorapeve të tejdukshme përderisa është e mundur të ecurit në to. El-Mexhmu (1/486).

Në librin “Xhauahir-ul-Iklil Sherh Mukhtasar Khalil” është përmendur se si egjiptianët i quajnë çorapet e lëkurës të pambukut “li-ris”, ato të leshit i quajnë “çorape”. Xhauahir-ul-Iklil Sherh Mukhtasar Khalil (1/24).

Shpërndaje: