Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 126-128
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 41: Disa bëjnë dallimin ndërmjet Grupit të Ndihmuar (et-Ta’ifah el-Mansurah) dhe Grupit të Shpëtuar (el-Firkah en-Naxhijeh). A është i saktë dallimi? Kush, pra, është Grupi i Shpëtuar? Dhe kush është Grupi i Ndihmuar?
Përgjigje: Këta njerëz duan të bëjnë dallime në çdo gjë. Ata duan të bëjnë dallime mes muslimanëve. Ata madje edhe duan që të bëjnë dallime mes cilësive të muslimane. Ky mendim pra nuk është i saktë. Grupi i Ndihmuar është Grupi i Shpëtuar1. Ai nuk mund të jetë i ndihmuar në qoftë se nuk është i shpëtuar. Ai nuk mund të jetë i shpëtuar në qoftë se nuk është i ndihmuar. Domethënë këto dy cilësi janë të pandashme. Dallime bënë ose një injorant ose një person me qëllim të keq i cili dëshiron t’i bëj të rinjtë musliman që të dyshojnë në Grupin e Ndihmuar dhe të Shpëtuar2.
1 Këtë mendim e kanë imamët e Ehl-ul-Hadithit. Grupi i Shpëtuar është Grupi i Ndihmuar dhe ata janë Ehl-ul-Hadithi, Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati, el-Xhema’ah dhe Selefitë. Kjo është thënë në mënyrë të qartë nga shumë prej selefëve dhe pasardhësve të tyre. Desha të theksoj disa shembuj të tyre:
Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë në lidhje me hadithin “Umeti im do të ndahet …”
“Në qoftë se ata nuk janë të Ehl-ul-Hadith kështu që unë nuk e di se kush janë ata.”
Transmetuar nga Hakimi në “Ma’rifatu Ulum-il-Hadith”.3, me një zinxhir të saktë transmetimi.
El-Mubarakfuri e përmendi në parathënien e “Tuhfat-ul-Ahuadhi” se Ebul-Jumn bin Asakir tha:
“Le të gëzohen Ehl-ul-Hadithi për këtë lajm të mirë … Ata janë – nëse dëshiron Allahu – Grupi i Shpëtuar.” (fq. 13).
Tirmidhi ka thënë në lidhje me hadithin
“Kurrë nuk do të pushojë së ekzistuari një grup nga umeti im …”
“E kam dëgjuar Bukharin të thotë se e ka dëgjuar Ibn-ul-Medinin të thotë: “Ata janë Ehl-ul-Hadithi.” (2229).
Bukhari ka thënë në (Khalq Af’al-il-‘Ibad, fq. 61) në lidhje me hadithin e Ebu Sa’idit për fjalët e Allahut (te ala):
وَكَذَلِكَ جَعَلْنَاكُمْ أُمَّةً وَسَطًا
”Ne u bëmë juve një popull mesatarë.” (2:143)
“Ata janë i njëjti grup si në hadithin;
“Kurrë nuk do të pushojë së ekzistuari një grup nga umeti im… ”
Shejkh-ul-Islam Ibn Tejmijeh nuk bëri dallime mes grupit të ndihmuar dhe grupit të shpëtuar. Ai tha në fillim të librit “el-Akideh el-Uasitijeh”:
“Ky është besimi i Grupit të Shpëtuar dhe të Ndihmuar, Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit deri në diitën e gjykimit.”
Të njëjtën gjë ai e tha në (Mexhmu-ul-Fataua (3/129)). Ai tha në lidhje me hadithin rreth përçarjes së umetit:
“Ata janë Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati, Grupi i Ndihmuar.” (Mexhmu-ul-Fataua (3/159)).
Ai gjithashtu tha:
“Mendimi im është besimi i Grupit të Shpëtuar. Ky grup ka marr këtë përshkrimin nga profeti ﷺ. Ky besim është transmetuar nga profeti ﷺ dhe shokët e tij (Allahu qoftë i kënaqur me ta). Ata dhe pasuesit e tyre janë Grupi i Shpëtuar.” (Mexhmu-ul-Fataua (3/179)).
2 Një person i cili i atribuohet dijes e ka lodhur veten kot, ka humbur kohën e tij dhe ka hutuar rininë kur ai shkroi një libër në të cilin ai dëshiroi që të përcaktoi dallimin në mes të Grupit të Ndihmuar dhe Grupit të Shpëtuar. Por ai nuk pati sukses dhe kurrë nuk do të ketë sukses. Megjithatë, u bë edhe më keq kur ai gënjeu në lidhje me shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijen dhe pohoi se ai bën dallim në mes këtyre dy emërtimeve, pa ndonjë referencë. Këtë autori Selman el-Audeh e ka shkruar në librin e tij të titulluar “el-Ghuraba el-Auualun”. Pastaj ai shkoi edhe më tej duke pretenduar se edhe imam Abdul-Aziz bin Bazi e ka këtë mendim. Kur ai gjatë një ligjërate u pyet në lidhje me dallimin në mes të Grupit të Ndihmuar dhe Grupit të Shpëtuar ai tha:
“Shejkh Abdul-Aziz bin Bazi pajtohet me mua në lidhje me këtë. Ai më ka premtuar mua se do ta shkruaj një koment që përmban këtë.”
Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut që e ekspozoi atë kur shejkh Abdul-Aziz bin Bazi nuk u pajtua fare me të në lidhje me këtë çështje. Më poshtë janë pyetjet dhe përgjigjet e tij (Bin Bazit):
Pyetje: ”A është e vërtetë se ju bëni dallim mes Grupit të Shpëtuar dhe Grupit të Ndihmuar?”
Përgjigje: ”Grupi i Shpëtuar është Grupi i Ndihmuar. Ata janë një dhe të njëjtë.”
Pyetje: ”Pra ti nuk i ndan ato?”
Përgjigje: ”Ata janë një dhe të njëjtë.”
Pyetje: ”Selman el-Audeh kishte një ligjëratë mbrëmë dhe tha se Shejkh Abdul-Aziz bin Bazi pajtohet me të në lidhje me këtë.”
Përgjigje: ”Jo, jo. ”Grupi i Shpëtuar” është ”Grupi i Ndihmuar” dhe ata janë ”Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati”. Ata janë ”Ehl-us-Sunneh,” ”Grupi i Shpëtuar” dhe ”Grupi i Mbështetur.”
Pyetje: ”Dhe ata janë Selefitë?”
Përgjigje: ”Dhe ata janë ”Selefitë”. Ata janë të shpëtuar sepse ata janë të shpëtuar nga zjarri, ata janë të mbështetur për shkak se atyre i është premtuar mbështetja, dhe ata janë Ehl-us-Sunneti sepse ata pasojnë hadithet e profetit ﷺ.
Shih videon: https://www.youtube.com/watch?v=MfBkrt3mSGg&feature=youtu.be