Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

42.A përjashtohet nga Ehl-us-Sunneti personi i cili e kundërshton atë në një çështje të besimit?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 128-129

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 42: A përjashtohet nga Ehl-us-Sunneti personi i cili e kundërshton atë në lidhje me dashurinë dhe urrejtjen për hir të Allahut dhe bindjen ndaj pushtetarëve përderisa ata nuk urdhërojnë në mëkate edhe nëse ai pajtohet me të në të gjitha çështjet e tjera të besimit?

Përgjigje: Po. Nëse ai i kundërshton ata në diçka dhe bie dakord me ta në lidhje me diçka tjetër kështu që ai nuk është prej tyre në atë që ai i kundërshton ata në krahasim me atë që pajtohet me ta. Një person i tillë është në problem shumë të madh dhe rrezikon të përfshihet nga hadithi:

“Umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjithë do të hyjnë në zjarr përveç njërit.”

Ai mund të hyjë në zjarr për shkak të kundërshtimit. Nuk ka rëndësi edhe nëse bëhet fjalë vetëm për një kontradiktë të vetëm në besim. Fjalët e profetit ﷺ:

“Të gjithë do të hyjnë në zjarr përveç njërit.”

nuk do të thotë se të gjithë janë kufarë të cilët do të mbeten në zjarr. Ata do të hyjnë në zjarr sipas kundërshtimeve të tyre. Ndonjëherë kundërshtimi i praktikuesit e nxjerr atë prej fesë dhe nganjëherë jo.

Shpërndaje: