Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Prej të drejtave të gruas mbi burrin e saj është që ai të jetë xheloz për gruan e tij. Ajo duhet ta shohë xhelozinë e tij. Por kjo duhet të jetë një xhelozi e logjikshme e cila sjell vetëm gjëra të mira dhe që shmang gjërat e këqija.
Ai duhet të ketë xhelozi për gruan e tij nëse ndonjë pjesë prej trupit të saj zbulohet, nëse ajo shikon burrat e huaj, nëse ajo përzihet me burra të huaj, nëse ajo pa nevojë flet me burra të huaj.
Ndërsa sa i përket xhelozisë në kuptimin e dyshimeve, hulumtimeve pa nevojë, kjo është xhelozi e ndaluar
Disa burra që mendojnë se janë xhelozë, fillojnë t’i kontrollojnë gratë e tyre pa pasur ndonjë arsye të bazuar, dyshon në të pa pasur ndonjë arsye, saqë sapo të hyjë në shtëpi duhet të shikojë në telefonin e saj dhe numrat që ka kontaktuar ajo. Nëse dikush e telefonon atë, ai qëndron afër saj për ta dëgjuar se me kë po flet. Ai kontrollon çdo gjë dhe dyshon në të. Nëse e dëgjon duke folur, e pyet:
”Kë e ke për qëllim?”
Nëse dëgjon njerëzit të aludojnë diçka, mendon se kanë për qëllim gruan e tij. Kështu sjell dyshime në gruan e tij dhe thotë se është xheloz. Por xhelozia e tillë është e ndaluar sepse profeti ﷺ ka thënë:
“Një lloj xhelozie e do Allahu dhe një lloj tjetër Ai e urren. Ajo që e do Allahu është xhelozia e arsyeshme, ndërsa atë që e urren është xhelozia e pa arsyeshme.”
Transmeton Ebu Daudi (2659), Nesai (2558), Ibn Hibani (11/4762), Ahmedi (5/445) dhe të tjerët, hadithi është i mirë sipas imam Albanit në “Sahih Ebi Daud (7/2388)”.