Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

42.Periudha kohore e dhënies mes’h

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Studimi i tretë ka të bëjë me periudhën kohore të mes’hit. Dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë.

Shumica e dijetarëve në mesin e sahabëve, tebiinëve dhe gjeneratave pas tyre, mendojnë se periudha kohore e vendasit zgjatë një ditë, ndërsa periudha kohore e udhëtarit zgjat tre ditë. Dijetarë të tjerë thonë se dhënia mes’h nuk ka fare periudhë kohore. Në librin “el-Mexhmu” thuhet: “Kolegët tanë kanë cituar mendimin e Ebu Seleme bin Abdirr-Rrahmanit, esh-Sha’bit, Rabi’ah, El-Lejth dhe shumicës së pasuesve të Malikut. Ky është gjithashtu mendimi i tij i njohur. Ai gjithashtu e ka një mendim tjetër që thotë se periudha kohore e mes’hit është e kufizuar. Përveç kësaj, ai ka një mendim të tretë ku ai thotë se dhënia mes’h e vendasit ka periudhë kohore ndryshe nga udhëtari.

Ibn-ul-Mundhir ka thënë: “Seid bin Xhubejri ka thënë: “Ai duhet t’u japë mes’h nga mëngjesi deri në mbrëmje.” El-Mexhmu (1/467).

Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë: “Dhënia mes’h nga udhëtari nuk ka kohë të kufizuar në qoftë se ai ka vështirësi nga zbathja dhe mbathja e tyre. Një shembull i kësaj është postieri i cili punon për mirëqenien e muslimanëve.”

Atëherë kur fillon periudha kohore?

Shumica mendojnë se ajo fillon nga kur prishet abdesi për herë të parë. Në “el-Mexhmu” thuhet: “el-Euzai dhe Ebu Theuri kanë thënë se periudha kohore fillon nga dhënia mes’h pasi të jetë prishur abdesi. Ky është edhe një mendim që është transmetuar nga Ahmedi dhe Daudi. Ky është dëshmuar të jetë pa dyshim mendimi më i saktë. Këtë e zgjodhi Ibn-ul-Mundhiri i cili citoi të ngjashme nga Umer ibn el-Khatabi -radijAllahu anhu-. El-Mauardi dhe esh- Shashi cituan Hasan el-Basrin i cili tha se afati fillon nga kur mbathet çorapja. el-Mexhmu (1/470).

Shpërndaje: