Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

40.Vdekja e fëmisë të madh është më e vështirë

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Në këto hadithe dhe transmetime flitet më së shumti për fëmijën i cili nuk ka arritur moshën e pjekurisë. Ndërsa fëmija i devotshëm dhe i madh (i cili ka arritur moshën e pjekurisë), me vdekjen e tij, fatkeqësia, pikëllimi dhe mërzia janë më të mëdha për prindërit e tij sesa për fëmijën e vogël, veçanërisht kur fëmija i madh është i dalluar në dije apo është i përkushtuar dhe ka mirësjellje ndaj prindërve, të afërmve dhe shokëve të tij apo ka cilësi të mira dhe vepra të lavdërueshme. Si mund të krahasohet fëmija i vogël me të madhin në dobi ndaj prindërve të tyre apo të tjerëve, nëse fëmija i madh është i cilësuar me këto cilësi që i përmendëm? A mund të dyshoi i mençuri se dhimbja është më e madhe për fëmijën e madh? Prandaj shpërblimi i tij është më i madh dhe më i shumtë.

Shpërndaje: