Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

43.A bën kufër ai që ua zbukuron njerëzve gjërat e turpshme dhe të pamoralshme?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 129-130

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 43: A bën kufër ai që ua zbukuron njerëzve gjërat e turpshme dhe të pamoralshme?

Përgjigje: Ata që thërrasin në kufër bëjnë kufër. Ata që thërrasin në mëkate që nuk janë kufër dhe shirk ata nuk bëjnë kufër1. Ata mëkatojnë me veprimin e tyre.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Ai që thërret në udhëzim shpërblehet sikurse shpërblehen ata që i përgjigjen pa iu mangësuar gjë nga shpërblimi i tyre. Dhe ai i cili thërret në devijim ka mëkatin sikurse ata që i përgjigjen pa iu mangësuar gjë nga mëkati i tyre.” 2

Allahu (te ala) ka thënë:

لِيَحْمِلُواْ أَوْزَارَهُمْ كَامِلَةً يَوْمَ الْقِيَامَةِ وَمِنْ أَوْزَارِ الَّذِينَ يُضِلُّونَهُم بِغَيْرِ عِلْمٍ أَلاَ سَاء مَا يَزِرُونَ

“Që ata ta mbajnë vetë plotësisht gjithë barrën e tyre në Ditën e Ringjalljes, si edhe barrën e atyre të paditurve të cilët këta (të parët) i ngatërruan dhe u prinë në të gabuarën. E tmerrshme vërtet është ajo (barrë) që ata do të mbajnë!” 3


1 Ligjëruesi në kasetën ”esh-Shabab; As’ilah ue Mushkilat” tha:

“Është një grup njerëzish i përbërë nga një ose më shumë artistë të njohur. Kasetat e tyre shpërndahen nga të rinjtë e këqinjë. Kasetat janë jashtëzakonisht të pista dhe të këqija. Ato përbëhen nga mëkatet, gjërat e turpshme dhe imoraliteti. Ata mburren me to. Ata dëshirojnë që të gjithë njerëzit të jenë të tillë.

Unë sigurt mund të them se ky person të paktën e nënvlerëson mëkatin. Nuk ka dyshim se është mosbesim të nënvlerësohet një mëka, dhe veçanërisht nëse ai është i madh, për ndalimin e të cilit ka konsensus. Bëhet fjalë për një grup të artistëve të njohur, një person ose disa persona kasetat e të cilëve shpërndahen nga disa të rinj. Ky është një marketing i poshtër që paturpësisht kundërshton Allahun (azze ue xhel) me pacipë dhe me mburrje. Kjo i bën njerëzit të konstatojnë se këta njerëz nuk besojnë se Allahu (te ala) i ka ndaluar këto mëkate. Veprimet e këtyre njerëzve janë padyshim dalje nga Islami. Unë e them këtë i sigurtë dhe me zemër të qetë.”

Imam Feuzan vazhdon: Një person mund të mëkatoj gabimisht. Një person i tillë shpejt kthehet nga mëkati dhe kërkon falje prej Allahut për gabimin.

Ai mund edhe të mëkatojë me dashje për shkak të epshit, shejtanit dhe egos që tenton kah e keqja. Ndërsa njëkohësisht ai pranon se mëkati është i ndaluar. Një mëkatarë i tillë e nënvlerëson dhe e zë të vogël mëkatin e tij se përndryshe ai kurrë do ta kishte bërë atë. Një person i tillë nuk bën kufër.

Lidhur me mëkatarin që mëkaton dhe pranon se mëkatet si amoraliteti, konsumimi i alkoolit dhe kamata janë të ligjshme, ai është pa dyshim  kafir. Pyetja ime për ligjëruesin është: Kush para teje kanë thënë se është mosbesim dhe kufër të nënvlerësosh një mëkat?

Ne e adhurojmë Allahun duke konstatuar se veprimet e përmendura janë mëkate për të cilat duhet penduar dhe duhet braktisur. Kur personi mendon se ato janë të lejuara ai bën kufër.

2 Muslimi (2674), Ahmedi (2/397), Ebu Daudi (4609) dhe Tirmidhi (2674) përmes Ebu Hurejrës (radijAllahu anhu).

3 16:25.

Shpërndaje: