Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

46.Grada e haditheve në libër (fundi i librit)

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pra në këtë libër kemi disa këshilla sheriatike për të ndërtuar një familje dhe për të përmbushur të drejtat e martesës. Nëse bashkëshortët veprojnë sipas tyre atëherë që të gjithë do të përjetojnë një lumturi të madhe.

Unë kam përmendur vetëm disa prej të drejtave të çiftit. Nuk kamë përmendur asnjë hadith vetëm se e kam kontrolluar zinxhirin e tij dhe iu kam referuar mendimeve të dijetarëve në lidhje me të. Me anë të kësaj kam ardhur në përfundim se hadithi është mjaft i mirë për të shërbyer si argument. Nuk kamë përmendur madje edhe vetëm një hadith të vetëm e që ai të mos jetë të paktën hasen (i mirë). Hadithet pra janë të sakta dhe të vlefshme për të argumentuar me to dhe për të marrë dritë prej tyre sepse ato janë fjalët e të dërguarit tonë ﷺ.

Shpërndaje: