Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

43.Burri i keq shkak i konflikteve dhe divorcit

Shejkh Sulejman Er-Ruhejli
Hak-ku Ez-Zeuxhejni
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Kështu është çështja e burrit të mirë, ndërsa burri i keq kërkon të drejtat e tij, ndërsa gruas së tij nuk ia njeh asnjë nga të drejtat e saj. Ai ka sjellje të keqe ndaj saj, irritohet shpejt, saqë nëse gruaja i kërkon diçka prej tij, menjëherë bëhet kryelartë dhe irritohet, nëse ajo ia përsërit kërkesën, ai mërrolet dhe kërveshet, nëse ajo këmbëngulë në kërkesë, ai godet dhe thyen gjëra. Kur është në shtëpi nuk vishet bukur, ndërsa kur del prej shtëpisë vishet bukur, parfumohet, krihet dhe e rregullon mjekrën e tij, e kur kthehet në shtëpi qëndron si në vendin e punës. O vëllezër, nuk ka dyshim se këto shpien në konflikte, grindje dhe divorc.

Shpërndaje: