Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

45.A janë dijetarët të detyruar që t’ua shpjegojnë të rinjve dhe masës së gjerë rreziqet e sektarizmit, përçarjeve dhe grupacioneve?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 131

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 45: ”A janë dijetarët të detyruar që t’ua shpjegojnë të rinjve dhe masës së gjerë rreziqet e sektarizmit, përçarjeve dhe grupacioneve?”

Përgjigje: ”Po. Është e detyrueshme për të sqaruar rreziqet e sektarizmit, ndarjes dhe përçarjeve. Kjo duhet të bëhet në mënyrë që kjo çështje të jetë e qartë për njerëzit. Masa e gjerë po mashtrohen. Sa njerëz janë mashtruar dhe mendojnë se këto grupe janë në rrugën të drejtë!

Ne duhet në fakt t’ua qartësojmë njerëzve – nxënësve dhe masës së gjerë – rrezikun e sekteve dhe grupacioneve. Nëse ata heshtin njerëzit thonë:

“Dijetarët e dinin këtë dhe heshtën në lidhje me të.”

Kjo hap rrugën për në devijim. Kur këto çështje lindin, është e detyrueshme për të bërë sqarimin e tyre. Masa e njerëzve është në një rrezik më të madh se sa nxënësit. Sepse kur masa e shohin se dijetarët po heshtin, ata mendojnë se ajo që po ndodh është e saktë dhe e vërtetë.”

Shpërndaje: