Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

45.Mendimet e zgjedhura nga Uthejmini në lidhje me dhënien mes’h mbathjes (fundi i librit)

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Studime dhe fetva në lidhje me dhënien mes’h çorapeve

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Këto çështje kanë të bëjnë me dhënien mes’h mesteve. Unë jam mjaftuar me mendimet për të cilat mendoj se janë të sakta sipas argumenteve. E lus Allahun -te ala- që puna të bëhet sinqerisht për hir të Allahut dhe që ajo të jetë në përputhje me fenë e Tij.

1 – Dijetarët -rahimehumullah- kanë mendime të ndryshme në lidhje me dhënien mes’h mesteve të shqyera. Mendimi i saktë është se dhënia mes’h është e lejuar përderisa ato quhen “meste”. Këtë mendim e ka Ibn-ul-Mundhir që ka cituar të njëjtën gjë nga eth-Theuri, Is’haku, Jezid bin Harun dhe Ebu Theuri. Këtë mendim e ka gjithashtu Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh për deri sa mbathja ende quhet “meste” dhe është e mundur të ecurit në to.

2 – Sipas mendimit të saktë lejohet t’u jepet mes’h mesteve të holla.

Neueui ka thënë:

“Kolegët tanë e kanë cituar Umerin dhe Aliun -radijAllahu anhuma- që lejuan t’u jepet mes’h çorapeve edhe nëse ato janë të holla. Të njëjtën gjë ata e kanë cituar nga Ebu Jusufi, Muhammedi, Is’haku dhe Daudi.”

Ai gjithashtu tha:

“Mendimi i saktë është atë që Ebut-Tajib el-Kafal dhe studiues të tjerë kanë përmendur, përkatësisht se kjo lejohet përderisa është e mundur që të ecet në to, pa marrë parasysh se si ato janë. Përndryshe nuk lejohet.”

3 – Periudha kohore e vendasit zgjatë një ditë ndërsa periudha kohore e udhëtarit zgjat tre ditë. Periudha kohore fillon nga dhënia mes’h për herë të parë pasi që është prishur abdesi. Ky është mendimi i saktë që është një nga mendimet e Ahmedit. Këtë mendim e ka el-Euzai, Ebu Theur dhe Ibn-ul-Mundhir që citoi diçka të ngjashme nga Umer ibn el-Khatabi -radijAllahu anhu-.

Neueuiu ka thënë:

“Ky është me sa duket mendimi i saktë.”

4 – Nëse personi mbathë mestet në qytetin e tij dhe pastaj fillon udhëtimin e tij para se të prishë abdesin, ai duhet t’u japë mes’h si udhëtar.

5 – Nëse personi i mbathë mestet gjatë udhëtimit dhe kthehet në qytetin e tij para se t’i prishet abdesi, ai duhet t’u japë mes’h si vendas.

6 – Nëse personi i mbathë mestet në qytetin e tij, e prishë abdesin dhe pastaj fillon udhëtimin e tij para se t’u japë mes’h, ai duhet t’u japë mes’h si udhëtar.

7 – Nëse personi i mbathë mestet gjatë udhëtimit, e prish abdesin dhe pastaj kthehet në qytetin e tij para se t’u japë mes’h, ai duhet t’u japë mes’h si vendas.

8 – Nëse personi i mbathë mestet në qytetin e tij, e prish abdesin, u jep mes’h mesteve dhe pastaj fillon udhëtimin e tij para se të skadojë periudha kohore, ai duhet t’u japë mes’h si udhëtar. Ky është mendimi i saktë. Është mendimi i Ebu Hanifes dhe mendimi të cilit iu kthye Ahmedi. Kjo thuhet në El-Fakik:

“Ky është mendimi i tij i fundit dhe ky është mendimi i zgjedhur.”

Dhe nëse periudha kohore përfundon para se të fillojë udhëtimin, ai duhet të lajë këmbët gjatë abdesit.

9 – Nëse personi mbathë mestet gjatë udhëtimit, e prish abdesin, u jep mes’h dhe pastaj kthehet në qytetin e tij, ai duhet t’u japë mes’h si vendas në qoftë se periudha kohore nuk ka skaduar. Përndryshe, ai duhet t’i zbathë ato. Kjo thuhet në El-Mughi:

“Unë nuk di që ka mospajtime në lidhje me këtë.”

10 – Nëse personi mbathë një palë çorape ose meste dhe pastaj edhe një palë tjetër mbi to para se t’i prishet abdesi, atij i lejohet t’i japë mes’h cilës palë që ai dëshiron.

11 – Nëse personi mbathë një palë çorape ose meste dhe pastaj e prishë abdesin, pastaj mbath një palë tjetër mbi to, kështu që ai duhet t’u japë mes’h palës së poshtme.

12 – Nëse personi mbathë një palë çorape ose meste, e prish abdesin, u jep mes’h atyre dhe pastaj i mbathë edhe një palë mbi to, kështu që atij i lejohet që t’u japë mes’h palës së epërme.

Ky është mendimi i saktë.

Thuhet në El-Furu:

“Megjithatë kah ky mendim anon Maliku.”

Neueui ka thënë:

“Ky është mendimi më i fortë dhe i zgjedhur sepse ai i mbathi ato me abdes.

Argumenti i tyre se abdesi është i paplotësuar është i gabuar.”

Përgjatë kësaj periudha kohore fillon me dhënien mes’h palës së parë për herë të parë.

13 – Nëse personi mbathë një palë meste mbi një palë të mëparshme ose mbi një palë çorape, i jep mes’h palës së epërme dhe pastaj i zbathë ato, a i lejohet atij që t’i jep mes’h palës së poshtme kohës së mbetur? Unë nuk kam parë askënd që e thotë këtë në mënyrë të qartë por Neueuiu përmendi se Ebul-Abas bin Surejxh përmendi tre kuptime rreth kësaj nga i cili është se galloshet janë si mestet; pala e sipërme është si pjesa e sipërme dhe pala e poshtme është si pjesa e poshtme. Bazuar në këtë lejohet t’i jepet mes’h palës së parë përderisa vlen periudha kohore afati i palës së epërme, sikurse u jepet mes’h pjesës së brendshme të mesteve nëse pjesa e epërme e saj është e grisur.

14 – Abdesi nuk prishet kur zbathen mestet apo çorapet të cilave u është dhënë mes’h. Personit i lejohet të falet në këtë gjendje derisa t’i prishet abdesi. Ky është mendimi i saktë. Ibn-ul-Mundhiri e citoi atë nga disa sahabij. Këtë mendim e ka gjithashtu Ibn Hazmi i cili tha se disa nga selefët e kishin atë.

Neueuiu ka thënë:

“Ky është mendimi i zgjedhur dhe më i fortë.”

Edhe Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh e ka këtë mendim.

15 – Abdesi nuk prishet kur periudha kohore skadon. Personit i lejohet të falet në këtë gjendje derisa t’i prishet abdesi. Ky është mendimi i drejtë dhe gjithashtu i atyre që besojnë se abdesi nuk prishet në çështjen e mëparshme.

Ibn Hazmi ka thënë:

“Ky është mendimi i vetëm i lejuar.”

Ibn Hazmi gjithashtu tha:

“Nëse ai u jep mes’h një minutë para se t’u skadojë periudha kohore, atij i lejohet të falet në atë gjendje deri sa t’i prishet abdesi.”

Dhe Allahu e di më mirë. Selamet dhe salavatet e Allahut qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij, mbi sahabët e tij dhe mbj pasuesit e tij deri në ditën e gjykimit.

Shkruar me 7 Rabi edh-Theni në vitin 1411 dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut, Zotit të krijesave.

Shpërndaje: