Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

44.Rekomandimet gjatë vizitës së varrezave

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Imam Ahmedi ka thënë: “Varret duhet vizituar në ditën e premte para se të lind dielli. Atëherë të vdekurit e shohin se kush po i viziton.”

El-Gazali ka thënë në Ihja ‘Ulum-id-Din: “Varret duhet vizituar në ditën e premte dhe të shtunë para se të lindë dielli.”

Rekomandohet që të kujtojmë shumë vdekjen.

Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:

”Përkujtojeni shpesh shkatërruesin e kënaqësive (vdekjen).”

Transmeton Tirmidhi (2307), hadithi është autentik sipas imam Albanit në Sahih Sunen Et-Tirmidhi (2307).

Do të thotë vdekjen. Kur të hysh tek varrezat është e rekomanduar që tu japësh selam të varrosurve. 

Sulejman bin Burejdeh rrëfeu se babai i tij ka thënë:

“I dërguari i Allahut ﷺ u mësoi atyre se çfarë të thonë kur të hyjnë tek varrezat. Ata e kishin zakon të thoshin:

السلام عليكم أهل الديار من المؤمنين والمسلمين وإنا إن شاء الله للاحقون أسأل الله لنا ولكم العافية

“Paqja qoftë mbi ju, o banorë të varrezave dhe besimtarë. Edhe ne -në dashtë Allahu- do të bashkohemi me ju.  Allahu na dhëntë mirëqenie neve dhe juve!

Transmeton Muslimi.

Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- rrëfeu se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“I kërkova leje Zotit tim që të më lejoj që të kërkojë falje për nënën time por Ai nuk më lejoi këtë. I kërkova leje Zotit tim që të më lejoj që të vizitojë varrin e saj, dhe Ai më lejoi këtë. Vizitoni varret sepse ato ua kujtojnë jetën tjetër!”

Transmeton Muslim (976).

Aliu -radijAllahu anhu- rrëfeu se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Unë u pata ndaluar nga vizita e varreve, por tani vizitoni ato se ju kujtojnë botën tjetër.”

Transmeton Muslimi, Tirmidhi, Ahmedi.

Shpërndaje: