Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 131-132
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 46: Cili është gjykimi për të shikuar ndeshjet e futbollit dhe të ngjashme?
Përgjigje: Koha e njeriut është e vlefshme1. Ai nuk duhet ta humbë atë në ndeshje. Ndeshjet e largojnë atë nga ibadeti ndaj Allahut2. Ekziston edhe rreziku që ai të fitojë simpati për sportin dhe pastaj të filloj ta ushtrojë atë. Kështu ai ka shkon nga veprat serioze dhe të dobishme për në vepra të padobishme.
1 Muslimani është i detyruar të kujdeset për kohën e tij dhe ta shpenzojë atë dhe jetën e tij për Allahun, me adhurim dhe me kërkimin e dijes të dobishme. Le të kujtojmë hadithin e Ibn Abbasit (radijAllahu anhuma) i cili ka thënë se i zgjedhuri ﷺ i tha një burri, kur ai e qortoi atë:
“Kujdesu për pesë gjëra para se të vijnë pesë gjëra tjera: Rininë tënde para pleqërisë, shëndetit tënd para sëmundjes, pasurinë tënde para varfërisë, kohën e lirë para se të bëhesh i zënë me punë, jetën tënde para vdekjes.” (Transmetuar nga Hakimi (4/306) që e vërtetoi atë dhe u mbështet nga Dhehebi).
2 Njeriu do të jetë përgjegjës për çdo gjë të mirë dhe të keqe që ka bërë. Profeti ﷺ ka thënë:
“Këmbët e robit nuk do të lëvizin në ditën e gjykimit derisa të pyetet për katër gjëra; për jetën e tij dhe se si ai e kaloi atë, rininë e tij dhe se si ai e ka kaloi atë, pasurinë e tij dhe se si e fitoi atë dhe se si e ka shpenzuar atë, për diturin e tij dhe se si ai e ka praktikuar atë.”
(Transmetuar nga el-Bejhaki nëpërmjet Muadh bin Xhebelit dhe Tirmidhiu nr 2417 nga Ebu el-Barzah el-Eslem me formulimin “trupin e tij” në vend të “rinisë së tij”, shiko “Sahih-ut Targib uet-Tarhib” (1/126)).