Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

41.Kurajë për prindërit që kanë humbur fëmijë

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu -te ala- ka thënë:

Ne do t’i bashkojmë besimtarët e vërtetë me ata pasardhës të tyre që i ndjekin në besim dhe nuk do t’u pakësojmë asgjë nga shpërblimi për veprat e tyre. Çdo njeri është peng i veprave të veta.” Et-Tur, 52:21

El-Baghauij përmendi në tefsirin e tij të Kuranit, nga Seid bin Xhubejri nga Ibn Abbasi -radijAllahu anhuma- se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Allahu ngritë pasardhësit e besimtarit në nivelin e tij për ta kënaqur atë me ta edhe nëse ata nuk kanë pasur aq vepra sa ai.”

Pastaj ai recitoi:

”Ne do t’i bashkojmë besimtarët e vërtetë me ata pasardhës të tyre që i ndjekin në besim dhe nuk do t’u pakësojmë asgjë nga shpërblimi për veprat e tyre. Çdo njeri është peng i veprave të veta.”

Ma’alim-ut-Tenzil (3/239).

Në këtë ajet dhe hadith ka një ngushëllim për prindërit e fëmijëve të tyre të vdekur. Kështu duhet të jenë prindërit. Ata duhet të jenë në humor të mirë dhe të lumtur sepse nëse fëmijët ishin të mëdhenj, ata vdiqën muslimanë që adhuronin vetëm Allahun. Dhe nëse ishin të vegjël, prindërit nuk duhet të ndjejnë as frikë e as pikëllim sepse vdiqën në natyrshmërinë e shëndoshë.

Këta fëmijë janë me fat, ata hyjnë në xhenet pa bërë asnjë vepër të mirë. Allahu i fut ata në xhenet nga mëshira e Tij dhe mirësia për ta. Në varre fëmijët janë nën kujdesin e babait të tyre Ibrahimit ﷺ, prijësit të pasuesve të teuhidit. Është konfirmuar në Sahihun e Bukharit nga Samureh bin Xhundub i cili rrëfeu se profeti ﷺ tha në lidhje me ëndrrën e tij:

”Burri i gjatë në mes të kopshtit ishte Ibrahimi ﷺ, ndërsa fëmijët që ishin rreth tij janë të gjithë ata fëmijë që vdiqën në natyrshmërinë e shëndoshë.”

I thanë: ”O i dërguar i Allahut, po fëmijët e idhujtarëve?”

Ai ﷺ u përgjigj: ”Edhe fëmijët e idhujtarëve.”

Në një transmetim tjetër thuhet:

“Burri i moshuar tek rrënja e pemës ishte i Ibrahimi ﷺ, ndërsa fëmijët rreth tij ishin fëmijët e njerëzve.”

Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- transmeton se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Çdo fëmijë lind në natyrë të pastër Islame, ndërsa prindërit e bëjnë nasrani, jehudë ose zjarrëputist.”

Transmeton Bukhari (4402).

Pastaj Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- tha: “Lexoni nëse doni:

”Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër monoteiste, natyrën fillestare, në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. S’ka ndryshim të krijimit të Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” Er-Rum, 30:30

Transmeton Bukhari dhe Muslimi, transmetimi është i Bukharit.

Shpërndaje: