Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 132-133
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 47: A e përcakton metodologjia (menhexhi) e personit nëse ai do të hyjë në xhenet apo në xhehenem?
Përgjigje: Po. Nëse metodologjia është e saktë pasuesi i saj hynë në xhenet. Nëse ai e ka metodologjinë e të dërguarit ﷺ dhe të selefëve, ai hynë në xhenet me lejen e Allahut. Dhe në qoftë se ai e ka metodologjinë e të devijuarëve, ai rrezikon të hyjë në xhehenem. Metodologjia, e saktë si dhe e ajo pasaktë janë vendimtare për hyrjen e personit në xhenet dhe xhehenem1.
1 Ai hyn nën vullnetin e Allahut (te ala). Ky është besimi i Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Nëse metodologjia nuk është vendimtare për hyrjen e dikujt në xhenet apo në xhehenem, atëherë cili është kuptimi i fjalëve të profetit ﷺ:
Ata thanë: ”Cili është ky grup, o i dërguari i Allahut?”
Ai tha: ”Ata që pasojnë atë që unë dhe shokët e mi pasojmë sot.”
Transmeton Ibn Maxheh (3992), Tirmidhi (2641) dhe Ebu Daudi (4596). I mirë sipas Albanit në ”Mishkat-ul-Mesebih (171)”.
Ai që ka të njëjtin drejtim si profeti ﷺ dhe shokët e tij (radijAllahu anhum) i takon banorëve të xhenetit. Ai që nuk ka të njëjtin drejtim rrezikon që të dënohet.
Është e njohur në besimin e Ehli-Sunnetit dhe Xhematit se shtatëdhjetë e dy grupet nuk mbesin në xhehenem. Askush nga Ehl-ul-Hadithi nuk e thotë këtë prandaj mendo për këtë. Përjashtimi i vetëm është nëse bidati është mosbesim dhe sekti janë të dalur nga feja – dhe Allahu e di më mirë.