Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
186 – Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Kur njerëzit shihnin frutat e posa-pjekura, disa prej tyre i sillnin tek i dërguari i Allahut ﷺ, ndërsa ai thoshte:
اَلَّلهُمَّ بَارِكْ لَناَ فِي ثَمَرِناَ ، وَ باَرِكْ لَناَ فِي مَدِينَتِناَ ، وَ بَارِكْ لَناَ فِي صاَعِناَ ، وَ بَارِكْ لَناَ فِي مُدِّناَ
“O Allahu ynë, na beko ne në frytet tona, na beko ne në qytetin tonë, na beko ne në sa’in[1] tonë dhe na beko në mudin[2] tonë.”
Pastaj i jepte nga ato fryte fëmijëve më të vegjël që ishin prezent aty.”
Transmeton Muslimi.
[1] dhe [2] Që të dyja janë njësi matëse. 1 sa’ është e barabartë me 2.650 kilogram, ose 2.430 litra. 1 mud – mbushja me ndonjë gjë e një palë duarve/grushtave.