Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 134-136
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 49: Kush është Grupi i Shpëtuar dhe i Mbështetur sot? Cilat janë tiparet dhe karakteristikat e tij?
Përgjigje: Grupi i Shpëtuar dhe i Mbështetur sot dhe deri në ditën e gjykimit është ai të cilin e përshkroi i dërguari ﷺ kur tha:
“Jehudët u ndanë në shtatëdhjetë e një grupe. Nasarat u ndanë në shtatëdhjetë e dy grupe. Dhe umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjithë do të hyjnë në zjarr përveç njërit.”
Ata thanë: “Cili është ai grup, o i dërguari i Allahut?”
Ai tha: “Ai që pason atë që unë dhe shokët e mi të pasojmë sot.”
Transmeton Ibn Maxheh (3992), Tirmidhi (2641) dhe Ebu Daudi (4596). I mirë sipas Albanit në ”Mishkat-ul-Mesebih (171)”.
Allahu (xhele shanuhu) ka thënë në lidhje me të:
وَالسَّابِقُونَ الأَوَّلُونَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ وَالأَنصَارِ وَالَّذِينَ اتَّبَعُوهُم بِإِحْسَانٍ رَّضِيَ اللّهُ عَنْهُمْ وَرَضُواْ عَنْهُ وَأَعَدَّ لَهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي تَحْتَهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ذَلِكَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ
“Sa u përket besimtarëve të parë, prej Muhaxhirëve dhe Ensarëve, Allahu është i kënaqur me ta dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri dhe përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Atyre u ka përgatitur xhenete në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.” 1
Një nga tiparet e tij është se i përmbahen doktorinës së profetit ﷺ dhe të sahabët e tij.
Një tjetër është se ai duron në rrugën e vërtetë dhe nuk shqetësohet për ideologjitë kundërshtuese. Për hir të Allahut, ata nuk shqetësohen se kush bezdiset nga kjo.
Profeti ﷺ ka thënë:
Nuk do të pushojë së ekzistuari një grup nga umeti im, fitimtarë në të vërtetën; ata s’do të dëmtohen nga ata që do t’i kundërshtojnë, dhe do të vazhdojnë në të njëjtën gjendje derisa të vijë urdhri i Allahut.” 2
Një tipar i tretë është se ata i duan selefët, i lavdërojnë ata, luten për ta dhe i pasojnë ata.
Një tipar i katërt është se ata nuk e nënçmojnë dikë nga selefët, as prej sahabëve, e as prej tebiinëve3.
Një prej tipareve të grupit kundërshtues është se ata i urrejnë selefët dhe metodologjinë e selefëve dhe paralajmërojnë kundër saj4.
1 9:100.
2 Muslimi (1920).
3 Imam Ebu Muhammed el-Hasan bin Ali el-Berbehari ka thënë:
“Nëse e sheh një person që e do Ebu Hurejrën, Enes bin Malikun, Usejd bin Hudhejrin, dije se ai është – in sha’a Allah – sunni.
Nëse e sheh një person që e do Ejubin, Ibn Aunin, Junus bin Ubejdin, Abdullah bin Idris ae-Audin, esh-Sha’bin, Malik bin Mighualin, Jezid bin Zurejin, Muadh bin Muadhin, Uehb bin Xheririn, Hammad bin Selemen, Hammad bin Zejdin, Malik bin Enes el-Euzain dhe Za’ideh Kudamen, dije se ai është sunni.
Nëse e sheh një person i cili e do Ahmed bin Hanbelin, el-Haxhaxh bin Minhal dhe Ahmed bin Nasrin, flet mirë për ta dhe pason mendimin e tyre, dije se ai është një Sunni. “(Sherh-us-Sunneh, fq. 120 121)
4 El-Berbahari ka thënë:
“Nëse e sheh dikë që e fyen ndonjë prej sahabëve të të dërguarit të Allahut ﷺ, duhet ta ke të qartë se ai ka një besim të keq dhe pason epshet e tij.” (Sherh-us-Sunneh, fq. 115).
Ai gjithashtu ka thënë:
“Nëse e sheh një person që fyen ose refuzon transmetimet apo se dëshiron diçka tjetër përveç transmetimeve, duhet të dyshosh në Islamin e tij dhe mos dysho se ai pason epshin e tij dhe është një bidatçi.” (Sherh-us-Sunneh, fq. 115-116 ).
Kutejbeh bin Seid ka thënë:
“Nëse e sheh një njeri që i do Ehl-ul-Hadithin dije se ai është pasues i sunnetit. Ai që mendon ndryshe është bidatçi. “(Shi’ar As’hab-ul-Hadith, fq. 7).
Ebu Hatim er-Rrazi ka thënë:
“Karakteristika e pasuesve të bidateve është se ata fyejnë Ehl-ul-Athar.” (El-Lalaka’i (1/179)).
Për më shumë informata shih “Lamb-ud-Durr” dhe kapitullin në lidhje me Ehl-us-Sunnetin dhe karakteristikat e pasusve të bidateve.