Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ky është një kapitull madhështorë për shkak se ky është një përgëzim për çdo njërin që ka humbur fëmijë sepse profeti ﷺ na ka urdhëruar që të falim namazin e xhenazes për fëmijët dhe që të lutemi për prindërit e tyre.
Shumica e dijetarëve thonë se namazi i xhenazes duhet të falet për fëmijët e vegjël duke përfshirë edhe fetusin e dështuar përderisa atij i është dhënë shpirti. Disa nga selefët menduan se namazi i xhenazes nuk duhet të falet për fëmijët derisa ata të arrijnë moshën e pupertitetit. Unë do të qartësojë dobësinë e këtij mendimi.
Bukhari transmeton se Ibn Shihab ka thënë:
“Namazi i xhenazes duhet t’i falet çdo fëmije që vdes edhe në qoftë se ai do të ishte fëmijë jashtëmartesor sepse fëmija është i lindur në natyrshmërinë Islame dhe prindërit kanë përkatësi Islame apo të paktën babai. Nëse fëmija vdes pasi të ketë qarë (të cilit i konfirmohet) gjatë lindjes, namazi i xhenazes duhet t’i falet. Megjithatë, nuk duhet t’i falet namazi i xhenazes fëmijës i cili vdes pa dalë prej tij ndonjë zë (pa iu konfirmuar ekzistenca e jetës) sepse është lindje e dështuar.
Ebu Hurejra transmeton nga i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Çdo fëmijë është i lindur përgjatë fitres.”
Aishah -radijAllahu anha- e ka thënë:
“Ibrahimi, i biri profetit ﷺ vdiq kur ai ishte 18 muajsh dhe i dërguari i Allahut ﷺ nuk ia fali xhenazen.”
Transmeton Ebu Daudi (3187), hadithi është i mirë sipas Albanit në Sahih Sunen Ebi Daud (3187).
Në zinxhir është Muhamed bin Is’hak, dhe fjala e dijetarëve për të është e njohur. Hadithi është përkrahur nga disa prej mendimeve të selefëve se namazi i xhenazes nuk duhet të falet për fëmijë, por sikurse thamë vërtetësia e hadithit është e diskutueshme. Është përmendur tashmë se Ahmedi transmetoi nga El-Bara bin Azib -radijAllahu anhu- se profeti ﷺ ia fali namazin e xhenazës Ibrahimit.
El-Mugira bin Shu’beh nga profeti ﷺ i cili ka thënë:
“Ai që është hipur mbi ndonjë shtazë (apo diçka tjetër) nget pas kortezhit që e bartin xhenazen. Këmbësorët ecin pak para saj në të djathtë ose në të majtë të saj. Namazi i xhenazes duhet t’i falet fetusit të dështuar dhe duhet të kërkohet falje dhe mëshirë për prindërit e tij.”
Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi (3180), Nesai dhe Tirmidhi i cili tha: Hadith është i mirë dhe autentik. Hadithi është i mirë sipas Albanit në Sahih Sunen Ebi Daud (3180).
Ibn Maxheh transmetoi me fjalët:
“Ai që është hipur nget pas kortezhit që e bartin xhenazen. Këmbësorët ecin prapa dhe përpara saj në të djathtë ose në të majtë. Namazi i xhenazes duhet t’i falet fëmijës dhe duhet të kërkohet falje dhe mëshirë për prindërit e tij.”
Ibn Maxheh përmendi fjalët “fëmijën” në vend të “fetusit të dështuar”.
Xhabiri -radijAllahu anhu- ka transmetuar se profeti ﷺ ka thënë:
“Nëse nuk është konfirmuar ekzistenca e jetës së fetusit të dështuar, atij nuk i falet xhenazja, ai nuk trashëgohet dhe nuk trashëgon.”
Transmeton Tirmidhi dhe Ebu Daudi (1032), hadithi është i mirë sipas Albanit në Sahih Sunen Ebi Daud (1032).
Tirmidhi ka thënë: “Hadithi është transmetuar në mënyra të ndryshme. Disa e kanë transmetuar atë nga profeti ﷺ ndërsa të tjerët e kanë transmetuar nga sahabët. Që kjo të jetë fjalë e një sahabiu është më autentike sesa e profetit ﷺ.”
Hafidh Edh-Dhija ka thënë: “Disa imamë kanë folur për Ismail bin Muslim El-Mekin.”
Ibn Maxheh transmetoi nga Xhabiri i cili rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:
“Nëse është konfirmuar ekzistenca e jetës së fetusit të dështuar, atij duhet t’i falet namazi i xhenazes dhe ai trashëgohet.”1
Në zinxhir është bin Er-Rabi Jezidi i cili është i dobët. Disa imamë kanë thënë se ai është i dobët.
Hafidh Edh-Dhija ka thënë: “Është thënë se namazi i xhenazes duhet t’i falet fëmijës përderisa i është dhënë shpirti pa marrë parasysh nëse del ndonjë zë prej tij gjatë lindjes apo jo.”
Ky është me sa duket mendimi i medhhebit të imam Ahmedit, që do të thotë se namazi i xhenazes i falet fëmijës të cilit i është dhënë shpirti, pavarësisht nëse del ndonjë zë prej tij apo jo. Fetusit i jepet shpirti kur ai t’i ketë mbushur 4 muaj.
Mexhd-ud-Din bin Tejmijeh ka thënë: “Namazi i xhenazes nuk duhet t’i falet fetusit të dështuar para muajit të 4 sepse fetusi i dështuar nuk konsiderohet të ketë vdekur sepse nuk ka shpirt.”
Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë: “Namazi i xhenazes për fetusin e dështuar që nuk ka shpirt është i bazuar në ringjalljen e tij. Këtu dijetarët kanë dy mendime. Nëse themi se ai do të ringjallet, duhet t’i falet xhenazja dhe jo ndryshe – dhe Allahu e di më së miri.”
Ahmed bin Ebi Abdeh ka thënë: “E pyeta Ebu Abdilah Ahmed bin Hanbelin: “Kur është e detyrueshme për t’ia falur namazin e xhenazes e fetusit të dështuar?”
Ai tha: “Kur t’i ketë mbushur 4 muaj, atëherë i jepet shpirti.”
Transmeton Ibn Maxheh (1234), hadithi është i mirë sipas Albanit në Sahih Sunen Ibn Maxheh (1234).