O musliman i mençur dhe i drejtë! Një njeri pasi të vdes, a do të pyetët në varrë apo në ditën e gjykimit se pse ai nuk iu bashkua një medhhebi? A do të pyetët se pse ai nuk iu bashkua një tarikati të caktuar? Betohem në Allahun se ai nuk do të pyetët për këtë. Megjithatë, ti do të pyetesh se pse iu ke bashkuar një medhhebi të caktuar ose pse pasove filan tarikatin?. Kjo s’ka dyshim se është sikurse vepruan ehli-kitabët të cilët morën rabinët dhe murgjit për zota karshi Allahut. Këto medhhebe të caktuara dhe tarikate të njohura janë të gjitha bidate dhe çdo bidat është devijim.
Në vend të kësaj, ti do të pyetesh për atë që Allahu (Te ala) të ka urdhëruar si besimin në Allahun dhe të dërguarin e Tij, dhe të vepruarit sipas urdhrave të Tij. As medhhebet e as pasimi i tarikateve të caktuar nuk i përket urdhrave të Tij. Është e vërtetë se i takon urdhëresave të tij që ti pyesësh dijetarët e Kuranit dhe Sunnetit nëse ti nuk di dhe t’i referosh gjërat e dyshimta tek Kurani dhe Sunneti. Kjo është feja e islamit, ajo me të cilin zotëria ynë Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem) erdhi.
O musliman! Kthehu në fenë tënde, që do të thotë që ti të veprosh sipas kuptimeve të qarta të Kuranit si dhe atë për të cilën paraardhësit e popullit musliman dhe imamët e drejtë ranë dakord – në të vërtetë shpëtimi yt dhe lumturia qëndron në të.
Ji musliman që e adhuron vetëm Allahun. Vë shpresën tënde vetëm tek Allahu dhe frikësoju vetëm Allahut. Bëhu vëlla i të gjithë muslimanëve dhe dëshiroja atyre atë që ia dëshiron vetes. Atë që imam Tirmidhi transmetoi në Sunnenin e tij nga el-Irbadh bin Sarijeh (radijAllahu anhu) është e mjaftueshme për ty. Ai tha:
”Një ditë pas namazit të sabahut i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) na dha një këshillë aq ndikuese sa që sytë na u mbushën me lot dhe zemrat me frikë. Një burrë tha: ”O i dërguari i Allahut, duket sikurse kjo të jetë këshillë e fundit; çfarë na porositë?” Ai u përgjigj: ”Unë ju porosis që të kenë frikë Allahun dhe të dëgjoni dhe të bindeni, edhe në qoftë se një skllav abisinas do të sundojë mbi ju. Në të vërtetë, ai që prej jush jeton gjatë do të sheh shumë kundërshtime. Qëndroni larg risive se vërtet ato janë devijime. Ai prej jush që përjeton këtë le ti mbahet Sunnetit tim dhe të kalifëve të drejtë dhe të udhëzuar dhe le ta mbajë atë fort me dhëmballë.”
Pra, në qoftë se është kështu, duhet paralajmëruar ashpër kundër pasimit të verbër. Kjo është për shkak se ai që ndjek verbërisht një medhheb të caktuar në të gjitha çështjet, padyshim do të braktis një pjesë të madhe të haditheve autentike dhe në këtë mënyrë do ti kundërshtojë ato – dhe kjo nuk është asgjë tjetër pos devijim i qartë. Për shkak të kësaj shpjeguan disa dijetarë nga medhhebi Hanefi, dhe gjithashtu të tjerët se nuk është e detyrueshme për të pasuar verbërisht një medhheb të caktuar. Kjo përmendet mes tjerash në librin ”et-Tahrir” nga el-Kemal bin el-Hamames dhe në librin ”Red-ul-Muhtar” nga Ibn Abidin esh-Shemis. Pos kësaj mendimi që thotë se është i detyrueshëm pasimi i një medhhebi të caktuar është i dobët.