Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Kijamu Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Arsyeja pse profeti ﷺ nuk vazhdoi të falë taravitë me xhemat në pjesën tjetër të muajit ishte se kishte frikë se teravitë do të bëheshin farz gjatë netëve të Ramazanit. Kjo është diçka që ata nuk do të kishin mundësi ta bëjnë siç përmendet në hadithin e Aishes në dy librat autentike dhe të tjera1. Por kur profeti ﷺ vdiq, kjo frikë u largua pasi që sheriati ishte plotësuar dhe më pas mundeshin të falnin netët e Ramazanit me xhemat përsëri. Gjykimi burimor mbetët, d.m.th. falja me xhemat, dhe prandaj Umeri -radijAllahu anhu- e ringjalli këtë sunnet siç përmendet në Sahihun e Bukharit dhe tek të tjerët2.
1 Shih Et-Tarauih, fq. 12-14.
2 Shih Et-Tarauih, fq. 49-52 dhe fjalimet e Ibn Abdil-Berrit dhe fjalimet e të tjerëve në lidhje me këtë.