Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

5.Betohen rrejshëm në Allahun shpesh për të promovuar thirrjen e tyre

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: Esbab Istikamat-ish-Shebab ue Baua’ith Inhirafihim, fq. 18

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

5 – Duke gënjyer dhe mashtruar ata betohen në Allahun shpesh. Ata besojnë se kjo i sjell dobi thirrjes së tyre në të cilën ata thërrasin. Ata besojnë se të gjitha thirrjet kanë nevojë për këtë, ndërsa ata nuk kan nevojë për asgjë sepse thirrja e tyre është themeluar nga Hasan el-Benna. Një nga poetët e tyre, tha:

Ikhuanët e kan një kullë

Çdo gjë në të është e mirë

Mos pyet kush e ka ndërtuar atë

Është Hasani i cili e ka ndërtuar atë1


1 Ky është një qëndrim i tepruar ndaj Hasan el-Bennës, metodologjisë së tij dhe metodologjisë së pasuesve të tij. E vetmja gjë që është e mirë në mënyrë të plotë është ajo që qëndron në librin e fuqishëm të Allahut dhe ajo që transmetohet autentikisht prej profetit bujar ﷺ.

Shpërndaje: