Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 26-27
Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 5: Kush do të ketë dënimin më të rëndë – mëkatarët apo bidatçitë?
Përgjigje: Bidatçitë janë më të këqinjë se sa mëkatarët sepse bidati është më i keq se mëkati, bidati është më i dashur për shejtanin sesa mëkati sepse mëkatari pendohet ndërsa bidatçiu rrallë ndodh që të pendohet1 sepse ai beson se është duke vepruar drejtë ndryshe nga mëkatari që e di se ai është mëkatar. Kurse bidatçiu mendon se është i nënshtruar në ibadet. Prandaj bidati është më i keq se mëkati Allahu na ruajt. Prandaj selefët paralajmëruan nga shoqërimi me bidatçitë sepse ata ndikojnë në shoqërinë e tyre2 dhe rreziku i tyre është shumë i madh.
Bidati është padyshim më i keq se mëkati. Rreziku i bidatçive për njerëzit është më i madh se rreziku3 i mëkatit.
Prandaj selefët kanë thënë:
”Është më mirë të punosh pak dhe me sunnet sesa të jesh shumë i zellshëm në bidate.”
1 Sufjan eth-Theuri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
”Iblisi e do më shumë bidatin se mëkatin. Njeriu pendohet për bërjën e mëkatit ndryshe nga bidati.” (Ibn-ul-Xha’d (1885) dhe Mexhmu-ul-Fataua (11/472)).
2 Hasan el-Basri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
”Mos u ulë me bidatçiun. Ai do të shkaktojë sëmundje në zemrën tënde.” (El-I’tisam (1/172) dhe el-Bid’a uen-Nahi anha, fq. 45).
Esh-Shatibi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:
”Grupi i shpëtuar (Ehl-us-Sunneti) janë të urdhëruar që të urrejnë pasuesit e bidateve, të paralajmërojnë ata që duan t’i pasojnë ata dhe t’i dënojnë ata që iu bashkohen atyre qoftë me anë të ekzekutimit apo ndryshe. Dijetarët kanë paralajmëruar kundër shoqërimit dhe të ndejurit me ta.” (El-I’tisam (1/158)).
Them: Allahu i mëshiroftë selefët. Nuk kanë lënë asnjë bidatçi vetëm se e kanë luftuar dhe kanë paralajmëruar ndaj tij.
3 Shejkh-ul-Islam Ibn Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë) ka thënë kur ai përmendi rrezikun e asuesve të bidateve:
”Sikur të mos kishte lënë Allahu njerëz që refuzojnë dëmet e këtyre njerëzve do të ishte shkatërruar feja. Ky dëm do të kishte qenë më i madh se armiku kafir kur e rrethon një vend sepse kur ata rrethonjë vende me ta vie shkatërrimi i zemrave dhe fesë, ndërsa bidatçitë fillojnë së pari me shkatërrimin e zemrave.” ( Mexhu-ul-Fataua (28/232)).
Ai (Allahu e mëshiroftë) gjithashtu ka thënë:
”Sipas sunnetit dhe konsensusit, pasuesit e bidateve janë më të këqinjë se mëkatarët epshorë.” (Mexhmu-ul-Fataua (20/103)).