Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

5.Gruaja e devotshme duhet ta gëzojë burrin e saj

Shejkh Abdurr-Rrezak bin Abdul-Muhsin el-Bedr el-Abbad 
Sifetuz-Zeuxhetus-Salihah
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej cilësive të gruas së devotshme është që ta gëzojë burrin e saj kur ai e shikon atë, me formën, dukjen dhe veshjen e saj. Ajo duhet të jetë e gatshme që t’i bindet atij dhe t’i përmbush obligimet e tij pa shprehur mospëlqim dhe arrogancë. Medito mbi hadithin që transmetohet në Sunenin e Nesaiut nga Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- i cili ka thënë se i dërguari i Allahut është pyetur në lidhje për gruan më të mirë, dhe u përgjigj:

“Ajo e cila i bindet burrit të saj kur e ai e urdhëron, e kënaq kur ai e shikon dhe ia ruan nderin dhe pasurinë e tij.”

Imam Albani e konsideron hadithin të saktë në “es-Sahihah (1838)”.

Ajo duhet të jetë kështu në lidhje me dukjen, formën dhe pamjen e saj, ajo duhet t’i kushtojë rëndësi të madhe pamjes dhe formës së saj kur është në prani të burrit të saj. Po ashtu ajo duhet të kujdeset dhe t’i kushtojë rëndësi të madhe përmbushjes së urdhëresave, dëshirave dhe nevojave të tij. Kjo gjë duhet të jetë brenga dhe kujdesi i saj ditor.

Fatkeqësisht shumë gra kujdesen vetëm të duken bukur dhe të zbukurohen vetëm atëherë kur të dalin nga shtëpia për të prezantuar në ndonjë festë apo ndejë. Por kur burri vjen në shtëpi, ajo qëndron aty me rroba të këqija dhe erë të keqe dhe flokë-prishur. Ajo ka cilësi që e bëjnë burrin të largohet prej saj

Pastaj ai është gjithmonë i shokuar me faktin se ajo zbukurohet sa herë që të dalë nga shtëpia ndërsa ai nuk e sheh në atë pamje as sa një e dhjeta e këtij zbukurimiÇfarë është ajo që e bën zemrën e burrit të largohet nga kjo grua? Çfarë lloji të dashurisë mund të ketë për një grua të tillë? Kjo sjellje e tillë dëshmon për marrëzinë e gruas dhe mendjen e mangët të saj në aspektin e plotësimit të përsosmërisë së jetës së saj bashkëshortore dhe në realizimin e lumturisë dhe nderit të saj.

Përveç kësaj ka shumë gra që janë të pabindura dhe nuk dëgjojnë fare, ato injorojnë bashkëshortët dhe i zemërojnë, ka shumë ankesa rreth sjelljeve të tyre ndaj bashkëshortëve dhe ndaj të tjerëve, kjo grua bën që në shtëpinë e saj të mbretërojë jeta e keqe, mjerimi dhe ligësia, dhe kjo gjë e gërmon varrin e saj.

Muslimi transmeton në Sahihun e tij nga Xhabiri -radijAllahu anhu- se profeti ﷺ ka thënë:

“Nëse ndonjëri prej jush vjen gjatë natës në shtëpi (pas një udhëtimi), të mos hyjë tek familja e tij befas.”

Pra ai nuk duhet ta befasojë gruan gjatë natës. Pse jo? Sepse profeti ﷺ ka thënë:

“Derisa gruaja, burri i së cilës ka qenë në udhëtim, t’i heq qimet (nga pjesët intime) dhe që gruaja me flokë të shprishura, t’i rregullojë flokët.”

Këtu kemi një kërkesë fisnike për gruan, pra ajo duhet ta mirëpresë burrin e saj me pastërti të plotë, dukje të bukur dhe me një pritje të mirë, kjo vlen veçanërisht në qoftë se bashkëshorti ka munguar ose ka qenë në udhëtim. Pra kërkohet që gruaja të përgatitet dhe të rregullohet, e kjo përfshin edhe rregullimin dhe pamjen e shtëpisë. Nëna e besimtarëve Aishah -radijAllahu anha- ka thënë:

“I dërguari i Allahut ﷺ kishte ardhur në shtëpi nga një udhëtim. Nga harresa kisha vënë një perde me imazh. Kur i dërguari i Allahut ﷺ e pa atë, ai e shqeu atë dhe tha: Njerëzit që do të ndëshkohen më ashpër në ditën e gjykimit janë ata që imitojnë Allahun në krijim (duke bërë imazhe).” Pastaj nga ajo perde bëmë një apo dy jastëk.” 

Transmeton Bukhari (5954) dhe Muslimi (2107).

Pse e vuri perden? Sepse ajo dëshiroi që ai ﷺ të vijë në shtëpi dhe ta gjejë shtëpinë dhe vetë atë me pamje të bukur.

Nga ky hadith mësojmë se gruaja duhet ta rregullojë shtëpinë dhe ta zbukurojë atë, ashtu siç duhet të rregullohet edhe vetë sa më bukur dhe ta takojë burrin e saj në mënyrë të bukur. Sunneti i profetit ﷺ, të gjitha këto cilësi ia ka mësuar femrës dhe gruas së devotshme.

Prej tyre është edhe ajo që transmeton Tabarani në “El-Mu’xhemul-Eusat” nga Enes bin Maliku -radijAllahu anhu- i cili ka thënë se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“A të mos t’iu tregoj për gratë tuaja që janë prej banoreve të xhenetit?”

Kjo është gruaja që ka cilësi të lavdërueshme dhe tipare të bekuara, të cilat ia japin të drejtën për të hyrë në xhenet.

Ai ﷺ vazhdoi duke thënë:

“Gratë tuaja nga banoret e xhenetit janë ato që janë të dashura, frytdhënëse, dhe janë të kthyeshme nga lëndimet që ia ka bërë burrit apo nga lëndimet që ia ka bërë ai. Kur ai zemërohet, ajo shkon tek ai dhe vë dorën e saj mbi dorën e tij dhe thotë: “Pasha Allahun, nuk do të bëj gjumë derisa të jesh i kënaqur me mua.”

Transmeton Tabarani (1743), hadithi është i saktë sipas imam Albanit në “es-Sahihah (3380)”.

Do të thotë ajo nuk do t’i mbyllë sytë e saj, nuk do të bie në gjumë ose të ndjehet e lumtur derisa ai të jetë i kënaqur me të.

Fatkeqësisht ka gra që flenë pa u mërzitur se burrat e tyre janë të zemëruar një natë, dy net, tre net, dhjetë net apo një muaj të tërë, është sikurse kjo të mos jetë fare punë e saj, është sikurse ajo nuk do të dalë para Allahut -subhanehu ue te ala- dhe nuk do të japë përgjegjësi për atë që ajo vepron.

Shpërndaje: