Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

5.Mëkatet shpijnë në largim dhe boshllëk mes njerëzve rreth teje

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr 
Burimi: Shpjegimi i librit “Sëmundja dhe ilaçi”
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Imam Ibnul Kajimi (rahimehullah) ka thënë:

Prej pasojave (të këqija) të mëkateve është vetmia që ndodh ndërmjet tij (mëkatarit) dhe njerëzve dhe sidomos (njerëzve) të devotshëm. Ai ndjen një vetmi ndaj tyre. Çdo herë që forcohet kjo vetmi, aq më shumë distancohet prej tyre dhe mexhliseve (ndejave) të tyre, privohet nga dobia e mirësisë së tyre dhe i afrohet grupit të shejtanit aq sa ai largohet nga grupi i Allahut. Kjo vetmi mund të rritet aq shumë saqë ajo fillon të ndodhë e të zhvillohet mes tij dhe gruas së tij, fëmijëve, të afërmve dhe vetes së tij. Prandaj, ti e sheh se si ai ndihet i huaj dhe i larguar nga vetja e tij.

Disa nga Selefët kanë thënë:

”Kur unë i bëj mëkat Allahut i vërej pasojat në sjelljet e shtazës time dhe në sjelljet e gruas time.”

Më pas, Ibnul Kajimi (rahimehullah) përmend një lloj tjetër të vetmisë që mëkatari ndien. E para ishte vetmia karshi Allahut. E dyta është vetmia ndërmjet tij dhe njerëzve, sidomos njerëzve të mirë dhe kjo është ajo që është me rëndësi.

Sa për mëkatarët, si ai dhe ata janë të njëjtit lloj.

”Zogjtë e të njëjtit sojë rrinë së bashku.”

Megjithatë, ajo që është me rëndësi është largimi që ndihet mes tij dhe njerëzve të mirë. Çdo herë që shkon në një mexhlis (ndejë) ku ka njerëz të mirë, ai ndihet i larguar nga tubimi dhe është e mundur që ai nuk ka dëshiruar të hyjë në të që nga fillimi. Kjo vetmi është për shkak të mosbindjes dhe mëkateve. Pra, ai ndjen një ndjenjë të vetmisë ndaj tij dhe njerëzve të mirë. Çdo herë që forcohet kjo vetmi, ai largohet prej tyre. Çfarë rezulton nga largimi i tij nga njerëzit e mirë? Nëse ai largohet nga njerëzit e mirë, ai bëhet pre e njerëzve të këqij dhe fesadit!

Nëse ai largohet nga njerëzit e mirë, ai është i privuar nga bereqeti i përfitimit prej tyre. Dhe ai i afrohet partisë së shejtanit në përputhje me distancën e tij nga partia e Mëshirëplotit. Kjo vetmi që vjen ndërmjet robërve dhe njerëzve të mirë, e çon atë në partinë e shejtanit dhe ai bëhet prej tyre dhe nga ushtria e tij, Allahu na ruajt.

Prandaj, nga dëmet e mëdha të mëkateve është vetmia që ekziston në zemrën e mëkatarit. Për shkak të kësaj, ai nuk dëshiron tubime të mira, mbledhje dhikri dhe këshilla. Ai nuk dëshiron që të ketë të bëjë asgjë me to dhe shpirti i tij nuk është mësuar me to. Edhe nëse ai do të dëgjonte radion dhe në të do të kishte këshilla ose përkujtime, shpirti i tij do ta pengonte. Ai nuk do ta pranonte atë.

Nëse aty do të kishte zbavitje, gënjeshtra dhe gjëra të palejueshme, shpirti i tij do të afrohej. E gjithë kjo është nga dëmet që sjellin mëkatet tek robi.

Shpërndaje: