Imam Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Ed-Dau ued-Deua
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Mëkatet shpien në një errësirë të vërtetë që mëkatari e ndjen në zemrën e tij. Ai e ndijen atë ashtu siç sheh natën e errët. Errësira e mëkatit bëhet në zemrën e tij si errësira e natës në sytë e tij. Bindja është dritë, ndërsa mosbindja është errësirë. Sa më shumë të shtohet errësira, aq më shumë devijon ai, derisa të bjerë në bidate, devijime dhe çështje të tjera shkatërruese, pa qenë i vetëdijshëm për këtë. Kjo i ngjan një të verbri që del natën për të ecur vetë. Errësira rritet derisa të shfaqet në sytë e tij, më pas rritet edhe më tej, derisa vendoset në fytyrën e tij dhe bëhet e zezë, saqë të gjithë mund ta shohin.