Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

50.Si duhet nxënësi të këshillojë mësuesin e tij?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: El-Axhuibeh el-Mufideh en Esilet-il-Menehixh el-Xhedideh, fq. 137

Kompilimi dhe komentaret: Shejkh Xhamal bin Furahjan el-Harithi

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 50: Si duhet nxënësi të këshillojë mësuesin e tij?

Përgjigje: Në fakt është mësuesi ai i cili duhet ta këshillojë nxënësin e tij. Mësuesi është më i ditur dhe më i mësuar. Nxënësi është ende duke marrë dije nga mësuesi i tij. Ndoshta nxënësi mendon se diçka është gabim ndërsa ajo në fakt anuk është gabim fare.

Nëse nxënësi gjen diçka të paqartë, ai duhet ta pyes mësuesin me mirësjellje1.

Nëse mësuesi është i devijuar ose kundërshtues (i së vërtetës), atëherë nuk është e lejuar për të studiuar tek ai.

Nëse mësuesi i përmbahet të vërtetës dhe gabon, duhet ta këshillosh atë në formën e një pyetjeje. Pyete atë, për shembull, lidhur me gjykimin mbi një çështje. Kjo do t’i tërheqë vëmendje atij dhe kështu përmbushet qëllimin – nëse do Allahu.


1 Selefët e kishin zakon që t’i çmonin dhe vlerësonin mësuesit e tyre, i dinin të drejtat ndaj tyre dhe sillesh mirë me ta. Kjo është e detyrueshme.

Ali bin Ebi Talibi (radijAllahu anhu) ka thënë:

“E drejta e dijetarit mbi ty është që kur të hysh tek ai t’i japësh selam në mënyrë të veçantë dhe të gjithë të tjerëve në përgjithësi, të ulesh pranë tij, të mos gjestikulosh me duar ose me sy. Mos thuaj se dikush tjetër ka një mendim të ndryshëm. Mos e kap për rrobat e tij. Mos këmbëngul kur ia shtron pyetjet tuaja. Ai është si palma që mban hurma të freskëta; vazhdimisht bie ndonjë prej saj në ty.” (Xhami Bejan-ul-Ilm ue Fadhlih, fq. 231).

Shpërndaje: